Funksionimi
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së
thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të veçantë të avujve të
gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani
dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.
Komandat në anën ballore të pajisjes:
A.
Butoni OFF (butoni i fikur) - ON (butoni i ndezur)
Shtypeni një herë ose më tepër për të përftuar funksionin e dëshiruar:
ON (butoni i ndezur): oxhaku merr shpejtësinë e fundit të përzgjedhur.
OFF (butoni i fikur): të gjitha funksionet çaktivizohen përveç
ndriçimit.
B.
Butoni i përzgjedhjes së shpejtësisë (fuqia e thithjes) Shtypeni këtë
buton një ose disa herë për të zgjedhur shpejtësinë (fuqinë) më të
përshtatshme të thithjes (1 - 2 - 3 ).
C.
Display: paraqet fuqinë e thithjes së përzgjedhur (1-2-3), shënjon
bllokimin e filtave (F).
D.
Butoni i futjes së shpejtësisë intensive.
Me t'u futur në punë, shpejtësia intensive do të vazhdojë për rreth 5
minuta, më pas oxhaku do të kthehet në shpejtësinë e përzgjedhur më
parë (nga 1 tek 3) ose mund edhe të fiket nëse më parë nuk është
përzgjedhur asnjë shpejtësi. Për të çaktivizuar shpejtësinë intensive
duhet të shtypni butonin A ose butonin B para se të kenë kaluar 5
minuta.
E.
Butoni ON/OFF I dritës
Në rast se oxhaku ose komandat nuk funksionojnë këshillohet që të hiqet
nga ushqyesi për të paktën 5 sekonda dhe pastaj të rindizet. Prisni pastaj
dhe 15 sekonda të tjera dhe verifikoni nëse oxhaku funksionon në rregull.
Dispozitivi për kontrollin e filtrit të yndyrërave dhe atij me karbon aktiv
Ky lloj oxhaku është i predispozuar për një diapozitiv që sinjalizon kur filtri i
yndyrërave apo filtri prej karboni aktiv ka nevojë të pastrohet (që shitet me
filtrin prej karboni aktiv të firmës prodhuese të specializuar në pajisjet
thithëse).
Ky lloj oxhaku jepet nga prodhuesi pa filtrin prej karboni aktiv prandaj dhe
sinjalizuesi i bllokimit është i çaktivizuar.
Në rast se duhet të përdoret oxhaku me filtër prej karboni, atëherë aktivizoni
sinjalizuesin e bllokimit të filtrit prej karboni si më poshtë:
Oxhaku duhet të vendoset tek "OFF".
Shtypni njëkohësisht butonët B e D për tre sekonda, LED F ndizet dhe fillon
të ndriçojë led i shpejtësisë së parë, pas 1 sekondi fillon të ndriçojë edhe led
i shpejtësisë së dytë dhe sistemi nxjerr një tingull (-tring-) për të treguar se
aktivizimi është kryer.
Për të hequr sinjalizimin e filtrit prej karboni shtypni njëkohësisht butonët B e
D për tre sekonda, LED F ndizet dhe fillon të ndriçojë led i shpejtësisë së
parë (filtrat e yndyrërave) dhe led i shpejtësisë së dytë, pas 1 sekonde do të
ndriçojë vetëm led I shpejtësisë së parë, sistemi do të nxjerrë një tingull (-
tring-) për të treguar se çaktivizimi është kryer.
Led (1) i sinjalizimit të bllokimit të fitrit të yndyrërave
Ndriçimi i led të shpejtësisë 1 e lajmëron operatorin se filtrat e yndyrërave
duhet të lahen.
Lexoni me kujdes udhëzimet përkatëse për mirëmbajten e filtrave të
yndyrërave për pastërtinë e tyre.
Led (2) i sinjalizimit të bllokimit të fitrit prej karboni aktiv
Ndriçimi i led të shpejtësisë 2 e lajmëron operatorin se filtri I karbonit duhet
të lahen ose të zëvendësohet.
Lexoni me kujdes udhëzimet përkatëse për larjen ose zëvendësimin e filtrit
të karbonit.
Fikja e sinjalizuesit të bllokimit
Pasi të keni kryer mirëmbajten e filtrave, mbani të shtypur butonin A për 3
sekonda derisa LED 1 ose 2 të fiket.
Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni
oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur
siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën
kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda
ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç
larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes: Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për
zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të
mësipërme.
Filtri antiyndyrë
Fig. 1-20
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me
detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të
ulët dhe me cikël të shkurtër.
Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por
karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 19
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë
sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës.
Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
Type 150 - Filtër prej karboni aktiv që mund të lahet
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy muaj me ujë të ngrohtë dhe
detergjentë të përshtatshëm ose në makinë larëse në 65°C (në rastin kur
lahet në makinë larëse përdor ciklin e plotë të larjes pa enë brenda).
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më pas hiqeni dyshekun e vogël të
vendosur në brendësi të shasisë prej plastike dhe vendoseni në furrë për 10
minuta në 100 ˚C për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë që lecka të jetë
dëmtuar.
Type 60/80 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë
sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës.
Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
Zëvendësimi i Llambave
Fig. 21
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur.
Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks. (G4), duke pasur kujdes që të
mos i prekni me duar.
55