VOX electronics GB - 1003 Manual De Usuario página 51

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 23
INSTRUKSIONE TË RËNDËSISHME SIGURIE
Ju lutemi lexoni dhe ndiqni këto paralajmërime të sigurisë për të parandaluar zjarrin, shokun
elektrik dhe lëndimet tjera:
1. Para përdorimit, përkujdesuni që tensioni i prizës së rrymës t'i përgjigjet tensionit të
dhënë në ektiketën e pajisjes.
2. Fëmijët ose personat me aftësi të kufizuara duhet të mbikëqyren që të mos luajnë me
pajisjen.
3. Mos e futni pajisjen, kabllin ose prizën në ujë ose lëngje ose sipërfaqe tjera të lagëta.
4. Mos i prekni drejtpërdrejtë pjatat e gatimit me dorë; gjithmonë përdorni dorëza ose
ndonjë leckë për shkak të temperaturës së lartë deri sa pjatat e gatimit janë duke punuar.
5. Gjatë përdorimit, pajisja vendoset në mënyrë të qëndrueshme afër sipërfaqes rezistente
ndaj nxehtësisë së prizës së energjisë gjatë përdorimit.
6. Pajisja nuk duhet të operohet me anë të kohëmatësit të jashtëm ose ndonjë sistemi të
veçantë të telekomandës.
7. Kabllin e rrymës vendoseni në mënyrë të kujdesshme për të parandaluar që të lëvaret
ose të ngatërrohen njerëzit në të.
8. Djegia e ushqimit mund të shkaktojë zjarr. Mbajeni pajisjen largë nga perdet, materialet
tjera të ndezshme, largë stufave, furrave, ose largë sipërfaqeve tjera me temperaturë të
lartë.
9. Për të parandaluar prishjen e pajisjes ose rrezikun nga zjarri, asnjëherë mos përdorni film
plastike, foli metali për të paketur dhe për të nxjerrë ushqimin. Mos e lini ushqimi i gatuar
asnjëherë të ftohet në pjatën e gatimit pasi që të përfundojë pjekja. Mos e lini që të ftohet
në pjatën e gatimit; hiqeni ushqimin e përgatitur sa më parë.
10. Shkëputeni kabllin nga rryma nëse nuk e përdorni pajisjesn dhe para pastrimit.
11. Mos e përdorni pajisjen për veprime të tjera përveç destinimit të vet.
12. Nëse kablli i pajisjes është i dëmtuar, atë duhet ta zëvendësojë prodhuesi ose serviseri i
autorizuar ose personi i kualifikuar për të parandaluar rreziqet.
13. Asnjëherë mos përdorni piru të mprehtë ose thikë për të hequr ushqimin pasi që kjo
mund të shkaktojë dëmtimin e shtresës së pangjitshme të sipërfaqes së gatimit. Përdorni
enë druri ose plastike që janë rezistente ndaj nxehtësisë.
14. Kujdes të posaçëm duhet patur nëse qëndroni afër pajisjes ose nëse e lëvizni lëvizni
gjatë ngrohjes së ushqimit, ujit ose ndonjë lëngu tjetër.
15. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
16. Mos e lini kabllin që të lëvaret në skajin e tavolinës ose në sipërfaqe te ngrohta.
17. Mos e vendosni mbi ose afër gazit ose ndezësit elektrik ose në furrën e ngrohur.
18. Kujdes i jashtëzakonshëm nevojitet gjatë lëvizjes së pajises që përmban vaj të ngrohtë
ose ndonjë lëng tjetër të nxehtë.
19. Bëni kujdes sepse pajisja mund të përmbajë vaj që spërkat gjatë gatimit, prandaj
sugjerohet që të përdoren dorashka ose mbajtëse tenxheresh.
20. Mos e përdorni pajisjen në ambient të jashtëm.
21. Këtë pajisje nuk duhet ta përdorin personat (duke përfshirë edhe fëmijët) me aftësi të
kufizuara psiqike, shqisore ose mendore, ose me mungesë të përvojës dhe dijes, përveç
nëse kanë mbikëqyrje ose instruksione për përdorimin e pajises nga ana e personave që
janë përgjegjës për sigurinë e tyre.
22.Këtë pajisje mund ta përdorin fëmijët e moshës nga 8 vjet dhe më të moshuar dhe
personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës
dhe dijes nëse janë nën mbikëqyrjen e personave ose kanë marrë instruksione për
përdorim në mënyrë të sigurtë dhe kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të
luajnë me këtë pajisje. Pastrimin dhe mirëmbajtjen nuk duhet ta bëjën fëmijët pa
mbikëqyrje."
23. Udhëzimet për pajisjet që kanë një pjesë të konstruksionit të klasës III të furnizuar nga
një njësi furnizimi me energji të shkëputur duhet të tregojnë se pajisja duhet të përdoret
vetëm me njësinë e furnizimit me energji të siguruar me pajisjen."
2

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido