6
Mirëmbajtja dhe pastrimi
Mos përdorni asnjëherë benzinë,
benzen ose substanca të ngjashme
për të pastruar.
Rekomandojmë që ta hiqni pajisjen
nga priza para se ta pastroni.
Mos përdorni asnjëherë mjete të
mprehta, sapun, pastrues shtëpiak,
detergjent dhe dyll lustrues për
pastrim.
Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar
kabinën e frigoriferit dhe thajeni me
leckë.
Përdorni një leckë të njomë të
shtrydhur në një solucion me një lugë
çaji bikarbonat sode në një pintë uji
për të pastruar pjesën e brendshme
dhe thajeni me leckë.
Sigurohuni që të mos hyjë ujë në
kasën e llambës dhe në pjesët e tjera
elektrike.
Nëse frigoriferi juaj nuk do të përdoret
për një kohë të gjatë, hiqeni kabllin e
korrentit, hiqni të gjitha ushqimet,
pastrojueni dhe lëreni derën pak të
hapur.
Kontrolloni gominat e dyerve për t'u
siguruar që të jenë të pastra dhe pa
grimva ushqimesh.
Për të hequr raftet e derës, hiqni të
gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni
raftin e derës lart nga baza.
Mos përdorni asnjëherë agjentë
pastrimi ose ujë që përmban klor për të
pastruar sipërfaqet e jashtme dhe
pjesët e lyer me krom të produktit. Klori
shkakton gërryerje mbi sipërfaqet
metalike.
Mbrojtja e sipërfaqeve
plastike
Mos vendosni vajra të lëngshme ose
ushqime të gatuara me vaj në frigorifer
në enë të pambyllura pasi ato mund të
dëmtojnë sipërfaqet plastike të
frigoriferit tuaj. Në rast të spërkatjes
ose derdhjes të vajti mbi sipërfaqet
plastike, pastrojeni dhe shpëlajeni
pjesën përkatëse të sipërfaqes
menjëherë me ujë të ngrohtë.
13