Ferm AGM1086 Traducción Del Manual Original página 105

Ocultar thumbs Ver también para AGM1086:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 22
Vendosni syze mbrojtëse.
Përdorni mbrojtje për dëgjimin.
Vishni doreza sigurie
Mos e shtypni butonin e bllokimit të
boshtit kur motori është duke punuar.
Rrezik zjarri.
Izolim i dyfishtë.
Mos e hidhni produktin në kazanë
mbetjesh të papërshtatshëm.
Produkti është në përputhje me
standardet e zbatueshme për sigurinë në
direktivat evropiane.
Paralajmërime shtesë për sigurinë për gurët
rektifikues me kënd
Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur
si pajisje rektifikimi ose makinë për prerje me
gur abraziv. Pajisja nuk është e përshtatshme
për punë të tilla, si p.sh. smerilimi, pastrimi me
furçë teli, lustrimi etj. Rrezik lëndimi personal.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe nuk rekomandohen në mënyrë specifike
nga prodhuesi. Rrezik lëndimi personal.
Kontrolloni pajisjen dhe aksesorët përpara
çdo përdorimi. Mos përdorni aksesorë që
janë përkulur, plasaritu apo janë dëmtuar në
një mënyrë tjetër. Nëse pajisja ose një nga
aksesorët rrëzohet në tokë, kontrolloni pajisjen
ose aksesorin për dëmtim. Nëse nevojitet,
ndërroni aksesorin.
Pas montimit të aksesorëve vëreni pajisjen në
punë pa ngarkesë në një zonë të sigurt. Nëse
pajisja dridhet shumë, fikeni atë menjëherë,
shkëputni spinën elektrike nga rrjeti elektrik
dhe provoni të zgjidhni problemin.
Sigurohuni që shpejtësia maksimale e diskut
rektifikues është më e madhe ose e barabartë
me shpejtësinë maksimale të pajisjes. Shihni
etiketën e parametrave në pajisje.
Përdorni vetëm disqe rektifikues që kanë
trashësinë e duhur dhe diametrin e jashtëm të
duhur. Shihni etiketën e parametrave në pajisje.
Sigurohuni që diametri i boshtit i diskut
rektifikues, i rondelave, i dadove të shtrëngimit
etj. përputhet me diametrin e boshtit të pajisjes.
Sigurohuni që disku rektifikues është montuar
në mënyrën e duhur. Mos përdorni përshtatës
ose mjete të tjera ndihmëse për të montuar disqe
rektifikuese që kanë diametër tjetër boshti. SQ
Përdorni vetëm disqe abrazive që rekomandohen
nga prodhuesi. Përdorni vetëm mbrojtëse që janë
projektuar posaçërisht për disk rektifikues.
Përdorni vetëm disqe rektifikues që janë të
përshtatshëm për përdorimin e synuar. Për
shembull: mos smeriloni me faqen anësore të
një disku prerës.
Mos e përdorni pajisjen pa mbrojtëse. Montoni
mbrojtësen në mënyrë të sigurt për siguri
maksimale. Sigurohuni që përdoruesi është i
mbrojtur nga disku rektifikues sa më shumë të
jetë e mundur.
Sigurohuni që materiali i punës është
mbështetur ose fiksuar siç duhet.
Vendosni syze mbrojtëse. Përdorni mbrojtje
për dëgjimin. Vendosni maskë kundër
pluhurit. Nëse nevojitet, përdorni mjete të tjera
mbrojtëse, si p.sh. doreza sigurie, këpucë
sigurie etj. Rrezik lëndimi personal.
Mbani kureshtarët larg nga zona e punës.
Sigurohuni që i gjithë personeli në zonën e punës
të ketë pajisje mbrojtëse. Rrezik lëndimi personal.
Mbajeni kordonin elektrik larg nga disku
rektifikues që rrotullohet. Nëse kordoni elektrik
prek diskun që rrotullohet, duart ose krahët tuaj
mund të bien në kontakt me diskun rektifikues.
Rrezik lëndimi personal.
Mbajeni pajisjen nga sipërfaqet e izoluara
të dorezës, aty ku disku rektifikues mund të
bjerë në kontakt me tela ose kabllo elektrike
të padukshme. Nëse disku rektifikues bie në
kontakt me tela "nën tension", pjesët metalike të
ekspozuara të pajisjes mund të marrin gjithashtu
"nën tension". Rrezik goditjeje elektrike.
Mos e përdorni pajisjen kur jeni duke e mbajtur
anash trupit tuaj. Rrezik lëndimi personal.
Mos e përdorni pajisjen në detale që kërkojnë
thellësi rektifikimi më të madhe sesa thellësia
maksimale rektifikuese e diskut.
Mos përdorni aksesorë që kërkojnë përdorimin
e lëngjeve ftohëse. Rrezik goditjeje elektrike.
Mos e përdorni pajisjen në afërsi të
materialeve të ndezshme. Rrezik zjarri.
105

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Agm1087

Tabla de contenido