PËRSHKRIMI I PAJISJES
1.1
Fisha
1.2
Kapaku i baterisë
PARALAJMËRIM
Lexojini me kujdes këto udhëzime para se të filloni të përdorni
pajisjen .
Përdorimi i synuar
Kjo pajisje është e synuar për t'u lidhur me një telefon celular dhe për
të transmetuar tingullin nga telefoni celular drejtpërdrejt në aparatet e
dëgjimit.
Shënim: Pajisja përdor një fishë standard, të pajtueshme me shumë prej
telefonave të fundit celularë. Në qoftë se telefoni juaj përdor një tjetër lloj
konfigurimi, ai nuk do të punojë me këtë produkt.
BATERIA
Pajisja juaj përdor një bateri të llojit 10. Ne rekomandojmë bateri zink-ajër.
Kur të keni nevojë për të ndërruar baterinë, këshillohuni me audiologun. Ka
rëndësi të mbani mend datën e skadimit dhe rekomandimet në paketën e
baterisë në lidhje me eliminimin e baterive të shkarkuara.
Për të futur baterinë
• Para se të futni një bateri të re në pajisje, hiqni gjuhëzën ngjitëse. Si ta
keni hequr gjuhëzën, bateria do të nisë të funksionojë pas pak sekondash.
• Përdorni kapësen e thoit për ta hapur kapakun e baterisë sikurse
ilustrohet.
• Vendoseni baterinë në dhomëz, në mënyrë që shenja e vogël plus (+) të
jetë e kthyer nga lart.
• Mbylleni kapakun e baterisë. Në qoftë se kapaku nuk mbyllet lehtë,
bateria nuk është futur siç duhet.
SHËNIM: Në qoftë se e përdorni telefonin për biseda më gjatë se 3 orë në
ditë, rekomandojmë ta ndërroni baterinë një herë në javë.
Në qoftë se e përdorni më pak se 3 orë në ditë rekomandojmë që ta
ndërroni baterinë një herë në dy javë.
- shihni ilustrimin 2
– Shih ilustrimin 1