Gardena AquaClean 24/18V P4A Instrucciones De Empleo página 124

Ocultar thumbs Ver también para AquaClean 24/18V P4A:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 48
Përdorimi i sigurt
Për shkak të rrezikut fizik, me produktin nuk duhet të spërkaten lëngje të
ndryshme nga ato të specifikuara nga prodhuesi. Nuk duhet të sprucohen as
acide, as lëndë dezinfektimi dhe as lëndë imprenjuese, agresive, pastrues me
bazë tretës, benzinë ose vaj sprucues.
Temperatura e ujit nuk duhet të tejkalojë 45 °C.
Kur larësi me presion të mesëm lidhet në impiantin e furnizimit me ujë duhet të
respektohen rregulloret sanitare specifike për vendin për të parandaluar thithjen
e ujit jo të pijshëm.
v Lutemi, pyetni një specialist për instalimet sanitare.
Mbani gjithmonë syze dhe kufje të autorizuara.
Vishni pajisje personale mbrojtëse (doreza mbrojtëse).
Presioni maksimal i lejueshëm te lidhja në tubacionin e ujit është 6 bar.
Kujdesi kur hapni pistoletën e spërkatjes! Kur përdorni kokën e rrafshët ose
rrotulluese të fryrjes, mund të shfaqen forca zmbrapsje kur pistoleta e spërkatjes
është e hapur, duke shkaktuar një moment rrotullimi në hedhëse.
Pistoleta e spërkatjes mund të sigurohet kundër hapjes aksidentale me një kyç.
PARALAJMËRIM! Mos e përdorni produktin në zonën ku mund të arrijnë njerëzit,
nëse ata nuk kanë veshur veshje mbrojtëse.
PARALAJMËRIM! Rrezik shpërthimi! Mos spërkatni lëngje të ndezshme.
PARALAJMËRIM! Rakordet dhe xhuntot janë të rëndësishme për sigurinë e pro-
duktit. Përdorni vetëm aksesorë të rekomanduar nga GARDENA (rakorde dhe
xhunto).
PARALAJMËRIM! Për të siguruar sigurinë e produktit, përdorni vetëm pjesë
origjinale këmbimit të miratuara nga GARDENA.
PARALAJMËRIM! Ujë që ka rrjedhur nëpërmjet valvulave të moskthimit cilësohet
si ujë jo i pijshëm.
PARALAJMËRIM! Mos e përdorni produktin nëse është dëmtuar një kabllo
e lidhjes ose pjesë të rëndësishme, p.sh. pajisje sigurie, pistoleta e spërkatjes, etj.
PARALAJMËRIM! Hiqeni baterinë para pastrimit, mirëmbajtjes, gjatë ndërrimit të
pjesëve ose kur produkti ndërrohet në një funksion tjetër.
Këshilla sigurie shtesë
Trajtimi i sigurt i baterive
Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.
Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkak-
tojnë goditje elektrike, zjarr dhe / ose plagosje të rënda.
Ruajini mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotë-
sisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë
udhëzimet përkatëse.
v Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.
v Karikoni vetëm bateri litium-ion të POWER FOR ALL System tipi PBA
18V. me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie ose më
shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e kariki-
mit të baterisë të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme.
Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.
v
Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës.
Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
v Mbajeni karikuesin pastër.
Për shkak të papëstërtisë ekziston rreziku i një goditje elektrike.
v Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos e
përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin vetë
dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar dhe
vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
v Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme
(p. sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm.
Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik
zjarri.
v Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga
GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klienit për vegla elektrike
GARDENA për të evituar rreziqe të sigurisë.
v Mos e operoni produktin gjatë karikimit.
v Këto udhëzime të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë litium-ion të
POWER FOR ALL Systems PBA 18V.
v Përdoreni baterinë vetëm me produktet të prodhuesit të POWER FOR
ALL Systems.
Vetëm në këtë mënyrë bateria mbrohet nga mbingarkesa e rrezikshme.
v Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi.
Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar
baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
v Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar.
Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të
parë karikoni baterinë plotësisht në karikues.
v Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët.
v Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
v Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar
të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të
shpërthejë.
Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni ankesa. Avujt
mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
v Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë
lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastë-
124
14800-20.960.01.indd 124
sishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet
të kërkoni edhe ndihmën shtesë të mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iritime të lëkurës ose djegie.
v Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet
pranë. Kontrolloni pjesët e prekura.
Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.
v Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mbajeni baterinë që nuk
përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojë
një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund
të ketë si pasojë djegie ose zjarr.
v Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda ose
kaçavida ose nga forca e ushtruar nga jashtë.
Mund të ndodhë një qark i shkurtër dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym,
të shpërthejë ose të mbinxehet.
v Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të
bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të vazh-
v
dueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështira.
Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
v Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti
midis – 20 °C dhe + 50 °C. Në verë mos e lini baterinë në makinë.
Në temperatura < 0 °C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë.
v Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit
është midis 0 °C dhe + 45 °C. Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature
mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Në rast se keni një aksident, hiqni baterinë akumuluese.
Larësi nuk mund të përdoret me bateri të vjetra (emërtimi i produktit
V
PBA 18V..-
.).
Mbrojini kontaktet e baterisë nga lagështia.
Siguria personale
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e veg-
jël gjatë montimit.
Kontrollojeni produktin tuaj para përdorimit.
Mos përdorni një produkt të dëmtuar, sidomos nëse ka çarje në kasë.
Mos e zhytni produktin.
Përdoreni makinerinë vetëm ditën ose në kushte me dritë artificiale të mirë.
RREZIK! Lëndim fizik dhe dëmtim i produktit!
v Nxirreni presionin jashtë sistemit para se të shkëputni zorrën e ujit.
Mbani gjitnjë një pajisje për mbrojtjen e syve.
Mos e përdorni në gjendje të lagur. Mos e përdorni kur ka shi.
I shtrengoni mirë vidhat dhe dadot e produktit, në mënyrë që të jetë e sigurt që
ai të mund të përdoret pa rrezik.
Mos e zbërtheni produktin përtej gjendjes në të cilën ju është lëvruar.
Vini re! Në rast se përdorni një pajisje për mbrojtjen e veshëve, mund të qëllojë
që përdoruesi i produktit të mos kuptojë afrimin e njerëzve të tjerë.
Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm gjatë përdorimit dhe transportimit të pajis-
jes, në mënyrë që persona të tjerë të mos rrezikohen.
Tregohuni gjithnjë i kujdesshëm gjatë përdorimit të produktit dhe përdornin log-
jikën e shëndoshë njerëzore të nevojshme për përdorimin e pajisjeve elktrike.
Mos përdorni vegla pune elektrike në rast se jeni i lodhur, jeni nën influencën
e lëndëve narkotike, të alkoolit ose të medikamenteve mjekësore.
Një moment i mungesës së vëmendjes gjatë përdorimit të pajisjeve lektrike mund
të shkaktojë plagosje të rrezikshme trupore.
Përdoreni produktin vetëm me ujë të pastër. Mos shtoni aditivë në ujë.
Papastërtitë në ujë mund të dëmtojnë pompën dhe aksesorët.
Mos e përdorni apo ruani produktin gjatë ngricës.
Drejtojeni larësin larg nga vetja dhe të tjerët.
2. MONTIMI
RREZIK! Plagosje!
Lëndim i syve dhe lëndim fizik i shkaktuar nga rryma e ujit.
v Hiqeni baterinë para se të montoni produktin.
25.09.20 12:41

Publicidad

Capítulos

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

1480014800-34

Tabla de contenido