Descargar Imprimir esta página

Gardena EasyCut 420/45 Instrucciones De Empleo página 4

Ocultar thumbs Ver también para EasyCut 420/45:

Publicidad

Idiomas disponibles

Idiomas disponibles

Kjo ju mundëson kontrollin më të mirë të aletit
elektronik në situata të paparashikueshme.
f) Të mbani rroba të përshtatshme. Mos bani
rroba të gjera ose bizhuteri. Keni kujdes që
flokët, rrobat dhe dorashkat të mos futen
në zonën ku ka pjesë të lëvizshme.
Rrobat e gjera, bizhuteria dhe flokët e gjata ka
rrezik që të ngatërrohen me pjesët e lëvizshme.
g) Në qoftë se ka aparaturë për të thithur apo
mbledhur pluhurin, atëherë lidheni atë dhe
përdoreni atë sipas rregullave.
Përdorimi i pluhurthithëses zvogëlon rreziqet
që kanosen nga pluhuri.
4) Përdorimi dhe mirëmbajtja
e aleteve elektronike
a) Mos përdorni fuqi të tepruar teksa punoni
me aletin elektronik. Përdoreni gjithmonë
aletin e përshtatshëm elektronik, varësisht
nga determinimi i tij.
Secili alet e plotëson detyrën e tij më së miri dhe
me sigurinë më të lartë mundshme, po qe se
përdoret pikërisht për qëllimin përkatës, për të
cilin është hedhur në treg nga prodhuesi.
b) Mos përdorni alete elektronike, po qe se
nuk startohen dhe fiken me anë të pullës
së caktuar. Secili alet, tek i cili nuk funksionon
pulla për startim dhe fikje, paraqet një rrezik,
prandaj edhe duhet të riparohet.
c) Para se të ndryshoni rregullimet tek aleti
elektronik si dhe para se të ndërroni pjesët
plotësuese apo të depononi veglën e
punës, duhet të hiqni spinën e veglës nga
priza e kurrentit dhe / ose nga akumulatori.
Masat parandaluese të sigurisë në fjalë zvo-
gëlojnë rrezikun, që aleti i punës të shtypet pa
dashje për startim.
d) Depononi aletet elektronike, të cilat tani
për tani nuk përdoren, gjithmonë larg rre-
zes së veprimit të fëmijëve. Mos lejoni njeri
të përdorë aletin elektronik të punës, po qe
se nuk është i mirënformuar për mënyrën
e veprimit me të ose nëse nuk i ka të ditur
udhëzimet përkatëse të punës.
Në duart e përdoruesve të paprovuar, aletet
elektronike të punës janë të rrezikshme.
e) Mirëmbajini aletet elektronike të punës.
Sigurohuni që pjesët e lëvizshme të jenë të
kthyera në mënyrë korrekte si dhe që të
lëvizin pa pengesa, që të mos ketë pjesë të
thyera si dhe që të mos ketë përkufizime
në funksionimin e veglës së punës.
Para se të punohet me alete elektronike
të dëmtuara, ato duhet të riprohen.
204
Shumë aksidente ndodhin për shkak të asaj
se aletet elektronike nuk janë mirëmbajtur siç
duhet.
f) Aletet për prerje të mbahen të mprehtë dhe
të pastër. Aletet për prerje të mirëmbajtura
sipas rregullave me cepe të mprehur mirë,
nuk kapen grepthi aq kollaj dhe mundësojnë
një përdorim më të lehtë.
g) Aletet elektronike, pjesët e tyre plotësuese,
thikat etj. të përdorën vetëm në përputhje
me udhëzimet në fjalë, përveç kësaj, të
keni parasysh edhe kushtet e punës dhe
punët që janë për t´u kryer.
Përdorimi i aleteve elektronike me destinim të
gabuar mund të çojë në situata rreziku.
5) Servisi
Mirëmbajtja e pajisjes duhet kryer vetëm nga
personel i specializuar dhe duke përdorur
pjesë këmbimi origjinale. Kjo garanton siguri të
vazhdueshme të pajisjes elektrike.
Udhëzime sigurie për prerëset e ligustrave:
• Kushtoni gjithmonë vëmendje faktit që
asnjë pjesë trupore të mos gjendet në sek-
torin e thikave prerëse. Largoni materialin
e prerë ose mos e mbani me dorë materia-
lin që do të pritet në momentin që thikat
lëvizin. Largoni materialet e bllokuara
vetëm kur pajisja të jetë e fikur.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të
prerëses së ligustrave mund të shkaktojë plago-
sje të rënda.
• Mbajeni prerësen e ligustrave gjithmonë
në dorezë dhe vetëm atëherë nëse thikat
prerëse nuk lëvizin më. Gjatë transportit
ose magazinimit të prerëses së ligustrave
duhet që mbi shpatë të jetë vendosur mbu-
lesa. Përdorimi i saktë i prerëses së ligustrave
zvogëlon rrezikun e plagosjes nga thikat prerëse.
• Mbajeni pajisjen elektrike në dorezën e
izoluar, ngaqë thika prerëse mund të prekë
tela korrenti të fshehura ose kabllon e vetë
elektrike.
Kontakti i thikës prerëse me një linjë që trans-
meton tension mund të shkaktojë vendosjen
nën tension të pjesëve të pajisjes dhe mund
të shkaktojë një goditje elektrike.
• Mbajeni kabullin larg nga sektorin i prerjes.
Gjatë përdorimit të pajisjes është e mundur
që kabulli i ushqimit të jetë i fshehur në
shkurre – për këtë arsye kushtoni vëmendje
sidomos faktit, që kabulli të mos këputet
pa dashje nëpërmjet thikave.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Easycut 450/50Easycut 500/55983098319832