Skil 0732 Manual Original página 96

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 35
• Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para
përdorimit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen 3
• Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë
dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të
shkaktojë dëmtime të rënda
TË DHËNAT TEKNIKE 1
ELEMENTET E VEGËL 2
A Pjesa e sipërme e mbajtëses
B Pjesa e poshtme e mbajtëses
C Vidat shtrënguese (4)
D Mbrojtësja e prerjes
E Bllokuesi i kordonit
F Çelësi i aktivizimit
G Kapaku i thikës së prerjes
H Doreza drejtuese
J Butoni për futjen e fijes
K Thika prerëse e fijes
L Kapaku i rrotullës
M Të çarat e ajrosjes
N Shina e magazinimit (vidat nuk përfshihen)
P Kapësja për vendosje
SIGURIA
TË PËRGJITHSHME
• Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç e
sipër dhe nga personat që
kanë kufizime fizike, ndijore
ose mendore ose mungesë
eksperience ose njohurish
nëse një person përgjegjës
për sigurinë e tyre i monitoron
ose i ka udhëzuar për
përdorimin në mënyrë të sigurt
të pajisjes dhe ata i kanë
kuptuar rreziqet përkatëse (në
rast të kundërt, ekziston rreziku i
gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë
përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do të
garantojë që fëmijët të mos luajnë
me veglën)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për pajisjen nuk
duhet të kryhet nga fëmijët të
pamonitoruar
• Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të
veglës
• Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet
ndaj personave të tjera ose pronës së tyre
• Përdoreni veglën vetëm kur temperatura e ambientit
është 0°C deri në 40°C
• Përdorni vetëm aksesorët dhe pjesët e ndërrimit të
rekomanduara nga SKIL
• Mos montoni kurrë elemente për prerjen e metaleve në
këtë vegël
SIGURIA PERSONALE
• Mbajini duart dhe këmbët larg nga fijet prerëse gjatë
procesit të prerjes, veçanërisht gjatë ndezjes së veglës
• Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë, pantallona të gjata
dhe këpucë të forta kur përdorni veglën
• Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të
tjerë; ndaloni përdorimin e veglës kur keni pranë persona
të tjerë (veçanërisht fëmijë) ose kafshë shtëpiake
• Mos e përdorni kurrë veglën kur jeni të lodhur, të sëmurë
ose nën ndikimin e alkoolit ose ilaçeve të tjera
SIGURIA ELEKTRIKE
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Përdorni vetëm kordonë zgjatues të llojeve H05VV-F ose
H05RN-F, të projektuar për përdorim në ambiente të
jashtme dhe të pajisur me një bashkues prizë-spinë
kundër ujit
• Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 40
metra (1,0 mm²), 60 metra (1,5 mm²) ose 100 metra (2,5
mm²)
• Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të
diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30
mA
• Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
• Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga fijet prerëse
rrotulluese
• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët
e mprehta
• Mos lidhni një kordon të dëmtuar me burimin e energjisë
dhe mos prekni një kordon të dëmtuar para se ta hiqni
nga burimi i energjisë (kordonët e dëmtuar mund të bien
në kontakt me pjesët që e përcjellin energjinë)
PARA PËRDORIMIT
• Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me
ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe
zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të
papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse të dëmtuar
të prerjes ose pa mbrojtësen e montuar
• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe pas çdo goditje; në rast defekti, riparojeni nga një
person i kualifikuar (mos e hapni kurrë vetë pajisjen)
96

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido