Descargar Imprimir esta página

Skil 0701 Manual Original página 100

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 36
eksperience ose njohurish
nëse një person përgjegjës
për sigurinë e tyre i monitoron
ose i ka udhëzuar për
përdorimin në mënyrë të sigurt
të pajisjes dhe ata i kanë
kuptuar rreziqet përkatëse (në
rast të kundërt, ekziston rreziku i
gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë
përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do të
garantojë që fëmijët të mos luajnë
me veglën)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për pajisjen nuk
duhet të kryhet nga fëmijët të
pamonitoruar
• Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë, pantallona të gjata
dhe këpucë të forta kur përdorni veglën
• Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse të dëmtuar
ose pa mbrojtësen e montuar
• Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të
tjerë; ndaloni përdorimin e veglës kur keni pranë persona
të tjerë (veçanërisht fëmijë) ose kafshë shtëpiake
• Mos e përdorni kurrë pajisjen kur jeni të lodhur, të
sëmurë ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit apo
mjekimeve të tjera
SIGURIA ELEKTRIKE
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Kurrë mos e përdorni pajisjen kur kordoni është i
dëmtuar; ai duhet të zëvendësohet nga një kordon i
veçantë që disponohet në qendrat e servisit të
pas-shitjeve për veglat SKIL të energjisë dhe
zëvendësimi duhet të kryhet nga një person i kualifikuar
• Mos lidhni një kordon të dëmtuar me burimin e energjisë
dhe mos prekni një kordon të dëmtuar para se ta hiqni
nga burimi i energjisë (kordonët e dëmtuar mund të bien
në kontakt me pjesët që e përcjellin energjinë)
• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe
zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të
papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
• Përdorni vetëm një kordon zgjatues të krijuar për
përdorim në ambiente të jashtme me spinë kundër ujit
dhe prizë bashkuese
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Përdorni vetëm kordonë zgjatues të llojeve H05VV-F ose
H05RN-F, të projektuar për përdorim në ambiente të
jashtme dhe të pajisur me një bashkues prizë-spinë
kundër ujit
• Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 40
metra (1,0 mm²), 60 metra (1,5 mm²) ose 100 metra (2,5
mm²)
• Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të
diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30 mA
• Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët
e mprehta
• Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga mekanizmi
rrotullues i krehjes
• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të paktën e
barabartë me shpejtësinë maksimale të shënuar në
veglën e energjisë (aksesorët që punojnë më shpejt
se shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen
fluturimthi)
• Mos i zëvendësoni asnjëherë thikat plastike dhe
thika metalike
PARA PËRDORIMIT
• Gjithmonë inspektoni vizualisht për të parë që pjesët e
rrotullimit dhe njësia e krehjes nuk janë konsumuar ose
dëmtuar
• Ndërrojini pjesët e konsumuara ose të dëmtuar në paketa
për të ruajtur ekuilibrin
• Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale
• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe pas çdo goditje; në rast defekti, riparojeni nga një
person i kualifikuar (mos e hapni kurrë vetë pajisjen)
• Hiqni çdo çelës përshtatës para se ta ndizni pajisjen (një
çelës i mbetur i lidhur me një pjesë rrotulluese të
pajisjes mund të shkaktojë dëmtime personale)
• Para përdorimit kontrollojeni plotësisht zonën e krehjes
dhe hiqni çdo objekt që mund të godasë vegla gjatë
krehjes (si gurë, copa druri, etj.)
GJATË PËRDORIMIT
• Shmangni përdorimin e pajisjes në kushtet e motit të keq,
sidomos kur ekziston rreziku i vetëtimave
• Mbani një ekuilibër dhe vendosje të mirë të këmbëve në
çdo moment; mos u zgjasni
• Vendosini mirë këmbët në vende të pjerrëta dhe mos
kositni në pjerrësi shumë të madhe
• Kositni përgjatë faqes së pjerrësise (asnjëherë larg dhe
poshtë)
• Kini shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin në pjerrësi
• Përdoreni pajisjen vetëm në pozicionin vertikal, me
njësinë krehëse të vendosur në tokë (mos e ndizni
kurrë pajisjen në një pozicion tjetër)
• Përdoreni pajisjen me shpejtësinë e ecjes (mos vraponi)
• Mos kapërceni rrugët ose rrugicat me zhavorr kur vegla
është ende në punë
• Mos u hutoni dhe përqendrohuni gjithmonë në atë që po
bëni
• Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
PAS PËRDORIMIT
• Mekanizmi i krehjes vazhdon të rrotullohet për pak kohë
pas fikjes së pajisjes (mos i prekni thikat prerëse
rrotulluese)
100

Publicidad

loading