PASTRIMI DHE
MIRËMBAJTJA
1. Hiqni kabllon e rrymës nga priza dhe
pritni deri sa të ftohet tërësisht para
se të filloni pastrimin.
2. Fshini pjesën e jashtme të pajisjes
me leckë të lagur dhe pastaj me
leckë të butë dhe të thatë.
3. Pastroni mbeturinat e ushqimit nga
kablloja e rrymës.
Kujdes: kurrë mos e futni pajisjen në ujë
dhe mos e lani nën ujë të rrjedhshëm.
KËSHILLA PËR GATIM
1. Përbërësit e ftohur, sic janë gjalpi
dhe vezët duhet të lihen një kohë në
temperaturë dhome para fillimit të
përzierjes. Përgatitni këto përbërës
paraprakisht
2. Të gjithë përbërësit për tundje dhe
vazhdimet e mikserit të cilat do të ju
nevojiten bëni gati para përdorimit
dhe vendosni në afërsi të mikserit.
3. Për të parandaluar mundësinë që në
masën për tundje të mos ju bjerë
ndonjë lëvozhgë e vezës ose ndonjë
vezë e prishur, thyeni vezët para
përdorimit dhe vendosni në enë të
posaçme dhe pastaj shtoni ato në
masën për tundje.
4. Kur të tundni të bardhët e vezës.
Sigurohuni që ena për tundje dhe
përzierëset të jenë tërësisht të pastëa
dhe të thata. Edhe sasia më e vogël e
yndyrës në përzierëse ose në enë
mund të pengojë të bardhët e vezës
që të tunden në mënën e duhur.
5. Gjithmonë filloni tundjen në
shpejtësinë më të vogël. Rritni
shpejtësinë gradualisht deri në
shpejtësinë e cila ju nevojitet për
recetën tuaj.
6. Mos e teproni me tundje. Tundni
përzierjet aq sa është e përshkruar
në recetën tuaj. Përbërësit e thatë
gjithmonë shtoni në fund kur të keni
përzier masën duke përdorur
shpejtësinë më të vogël. Në cilëndo
fazë të përzierjes, përzierja e tepruar
mund të shkaktojë forcim, teksturë të
mbyllur, mungesë të ngritjes së
masës apo ulje të tepruar të masës.
Kushtet klimatike, ndryshimet e
temperaturës, temperatura e
përbërësve si dhe variacionet në
teksturën e tyre nga vendi në vend
luajnë një rol të rëndësishëm në
përcaktimin e kohës së
domosdoshme për tundjen e
përzierjes si dhe rezultatin
përfundimtar.
7. Gjatë përzierjes, mund të ndodhë që
përbërësit të spërkatin nëpër skajet e
enës. Për të pastruar enën nga
spërkatja, shkyqeni pajisjen dhe
pastaj largoni tepricën e materialit
nga skajet e enës me shpatullë të
plastikës ose të gomës. KURRË
MOS PËRDORNI THIKË TË
METALTË, LUGË APO PIRUA, pasi
që mund të shkaktojë dëmtim të
përzierësve dhe enës për përzierje.
Pastrimi i lehtë i skajeve të enës pas
shtojcës së cdo përbërësi ndihmon
që përzierja të tundet në mënyrë sa
më efikase.
DEPONIMI EKOLOGJIK
Mund të ndihmoni në mbrojtjen e ambientit jetësor! Ju
lutemi që të respektoni rregullativat lokale ligjore: të
gjitha pajisjet elektrike të prishura duhet të dërgohen
në qendra të përshtatshme për reciklimin e
mbeturinave elektronike dhe elektrike.
45
49