SKIL MASTERS 7520 Manual Original página 156

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 48
A kur lidhja e dorezës nuk mund të mbyllet
plotësisht
- për palosjen e dorezës së veglës në krahun e kundërt
Zgjatja e veglës në gjatësi mesatare (165 cm) ⑧
- lironi këmishën bllokuese D duke e rrotulluar në
drejtim të simbolit të zhbllokimit në vegël
- zgjateni veglën në gjatësinë e dëshiruar (123 - 165
cm)
- shtrëngoni këmishën bllokuese D duke e rrotulluar në
drejtim të simbolit të bllokimit në vegël
Zgjatja e veglës në gjatësi maksimale (220 cm) ⑨
- lironi këmishën bllokuese E duke e rrotulluar në drejtim
të simbolit të zhbllokimit në dorezën e veglës
- futni dorezën shtesë F në fund të dorezës së veglës
deri sa shënimi në ilustrim të përputhet me anën e
këmishës bllokuese E
- shtrëngoni këmishën bllokuese E duke e rrotulluar në
drejtim të simbolit të bllokimit në dorezën e veglës
! zgjatja e veglës në gjatësinë e saj maksimale
është e mundur vetëm kur vegla është aktualisht
e zgjatur në gjatësinë e saj mesatare
Panelet mbështetëse ⑩
- mos e përdorni kurrë veglën pa panelin mbështetës G
! zëvendësoni menjëherë panelet mbështetëse të
dëmtuara (lironi/shtrëngoni vidën e panelit H me
çelësin heksagonal C)
! hiqeni veglën nga spina para se të hiqni/montoni
panelet mbështetëse
Montimi i disqeve smeriluese ⑪
- thjesht shtypni diskun smerilues J në panelin
mbështetës me vrimën në diskun smerilues që
përputhet me vrimën në panelin mbështetës
- nëse është e nevojshme, pastroni fillimisht panelin
mbështetës
! thithja e pluhurave kërkon përdorimin e disqeve
smeriluese me vrima
Thithja e pluhurave⑫
- lironi këmishën bllokuese E duke e rrotulluar në drejtim
të simbolit të zhbllokimit në dorezën e veglës
- futni tubin elastik K në fund të dorezës së veglës si në
ilustrim
- shtrëngoni këmishën bllokuese E duke e rrotulluar në
drejtim të simbolit të bllokimit në dorezën e veglës
- lidhni tubin elastik me një përshtatës Ø 57 mm
drejtpërdrejt me fshesën industriale me korrent (hiqni
fillimisht tubin e fshesës me korrent)
- mund të lidhni tubin elastik K me një nga 3 përshtatësit
me një fshesë industriale me korrent pa e hequr tubin
e fshesës me korrent
- për montimin e fshesës me korrent L ose M përdorni
kaçavidën N si në ilustrim
Standardi i veglës/kontrolli i fluksit të ajrit ⑬
- standardi i veglës P parandalon dëmtimin e tubit kur e
lini veglën mënjanë gjatë pushimeve në punë
- kontrolloni fluksin e akrit duke rrëshqitur rregullatorin Q
mbi të çarën në bashkuesin e veglës R
- fuqia e thithjes është në nivelin e saj më të ulët kur e
çara është plotësisht e dukshme
Çelësi bllokues i ndezjes/fikjes S ⑭
- ndizni veglën ⑭a
! para se aksesori të prekë materialin e punës,
vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë
- bllokoni çelësin ⑭b
- zhbllokoni çelësin/fikni veglën ⑭c
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
! aksesori vazhdon të rrotullohet për një kohë të
shkurtër pasi vegla të jetë fikur
Ndezja e butë elektronike
Siguron arritjen e shpejtësisë maksimale me qetësi pa
goditje të papritur kur ndizet vegla
Shpejtësia konstante elektronike
Mban shpejtësinë në një nivel konstant me rritjen e
ngarkesës
Kontrolli i shpejtësisë ⑮
Për rezultate optimale smerilimi në materiale të
ndryshme
- me anë të rrotës T ju mund të rregulloni shpejtësinë
e smerilimit gradualisht nga minimumi deri në
maksimum
- rregulloni gjithmonë shpejtësinë sipas madhësisë së
rërës së përdorur
- para se të filloni punën, gjeni shpejtësinë dhe rërën
optimale duke provuar në materiale rezervë
Mbajtja dhe drejtimi i veglës ⑯
! mbajeni gjithmonë pajisjen fort me të dyja duart
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- rrëshqisni veglën paralel me sipërfaqen e punës dhe
lëvizeni në mënyrë rrethore ose kryq
! mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni
sipërfaqen e smerilimit që të punojë për ju
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
- mbajini të çarat e ajrimit V ② të pambuluara
Smerilimi
- sasia e materialit të hequr përcaktohet nga shpejtësia
e diskut smerilues dhe madhësia e rërës së përdorur
- shpejtësia e diskut smerilues ulet në raport me
trysninë e ushtruar mbi vegël
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Përdoreni veglën në gjatësinë e gjatë për smerilimin e
mureve (më të larta) ⑰
Përdoreni veglën në gjatësinë maksimale për smerilimin
e tavaneve ⑱
Për smerilimin e vendeve të vështira për t'u arritur,
segmenti i kapakut të panelit W mund të hiqet si në
ilustrim ⑲
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Ndërroni një tub smerilues të dëmtuar X ② si në ilustrim
Kordorni elektrik i dëmtuar duhet të zëvendësohet vetëm
në një qendër të shërbimit të SKIL për të shmangur një
rrezik
Magazinojeni pajisjen në kutinë e saj mbrojtëse në një
vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët ㉑
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjesV ②)
! mos u përpiqni të pastroni fletët e ajrimit duke
futur objekte me majë nëpërmjet të çarave
! shkëputni spinën para pastrimit
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
156

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

F0157520

Tabla de contenido