• Pajisja nuk mund të regjistrohet për shkak të
problemeve me transmetimin e sinjalit me valë
(në wireless). Shkëputni prizën e pajisjes dhe
pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.
• Nëse firewall-i në ruterin tuaj me valë është i
aktivizuar, çaktivizoni firewall-in ose shtoni një
përjashtim për këtë rast.
• Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një
kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht.
(Mos përdorni karaktere speciale)
• Ndërfaqja e përdoruesit të Telefonit Inteligjent
(UI) mund të ndryshojë në varësi të sistemit
operativ të celularit (OS) dhe prodhuesit.
• Nëse protokolli i sigurisë të ruterit është
vendosur në WEP, mund të mos arrini të
konfiguroni rrjetin. Ndryshoje në protokolle
të tjera sigurie (rekomandohet WPA2) dhe
regjistroni sërish produktin.
Instalimi i aplikacionit LG ThinQ
Kërkoni aplikacionin LG ThinQ nga Google Play
Store & Apple App Store në një telefon inteligjent.
Ndiqni udhëzimet për të shkarkuar dhe instaluar
aplikacionin.
Njoftim për softuerin me burim të
hapur
Për të përftuar kodin e burimit që ndodhet në këtë
produkt, sipas GPL, LGPL, MPL dhe licencave
të tjera të hapura të burimit, vizitoni faqen http://
opensource.lge.com.
Përveç kodit të burimit, të gjitha kushtet e referuara
të licencës, refuzimet për garanci dhe shënimet
për të drejtën e autorit janë të disponueshme për
shkarkim.
"LG Electronics" do t'ju ofrojë po ashtu kodin
me burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë
që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje
të tillë (si p.sh. kostoja e materialit, transportit
dhe administrimit) pas kërkese me email në
opensource@lge.com. Kjo ofertë është e vlefshme
për një periudhë prej tri vitesh pas dorëzimit
tonë të fundit të këtij produkti. Kjo ofertë është e
vlefshme për cilindo të përcaktuar si marrës të këtij
informacioni.
SQ
103