Descargar Imprimir esta página

Schellenberg ROLLOPOWER PLUS Manual De Instrucciones página 83

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 22
SIGURIA DHE INFORMACIONI
Të nderuar klientë,
Ju lutemi lexoni plotësisht këto udhëzime para instalimit. Vini re të gjitha udhëzimet e sigurisë para fillimit të çdo
pune. Ruani udhëzimet dhe njoftoni çdo përdoruesi mbi rreziqet e mundshme që kanë lidhje me këtë produkt.
Jepjani këto udhëzime një përdoruesi tjetër dhe pronarit të ri. Çdo dëmtim i shkaktuar nga përdorimi i gabuar ose
instalimi i gabuar do të zhvlerësojë garancinë dhe çdo pretendim për garanci.
UDHËZIMET E SIGURISË
Ekziston rreziku për jetën nga goditja elektrike!Përpara punimeve në pajisjet elektrike ato duhen shkëputur nga
ushqimi elektrik. Kjo vlen edhe në rastin e mirëmbajtjes dhe të riparimit në sistemin e motorizuar të grilave me
mbledhje. Punimet në pajisje elektrike lejohet të realizohen vetëm nga specialistë elektricistë të autorizuar. Duhen
zbatuar të gjitha rregullat e furnizuesit lokal me energji, si dhe të gjitha normat dhe rregullat në fuqi për instalimet
elektrike.
Përpara punimit në sistemet e grilave me mbledhje, grilat duhen siguruar kundër uljes automatike të tyre.
Përdoreni motorin tubolar vetëm në ambiente të thata (lloji i mbrojtjes IP 44).
Gjatë punës normale motorët nxehen shumë. Kujdes, rrezik lëndimi nga djegia!
Kablloja e lidhjes elektrike e motorëve tubolarë nuk duhet shtrirë në ambient të jashtëm.
Ky produkt dhe paketimi i tij nuk janë lojëra për fëmijët. Prandaj, mbajeni larg fëmijëve. Ekziston rreziku i
lëndimit dhe i mbytjes.
Gjatë procesit të montimit mbani larg personat e tjerë nga sistemi i grilës me mbledhje.
Ndalohet hapja dhe zbërthimi i motorëve tubolarë.
Të gjithë motorët janë të llojit që nuk kanë nevojë për mirëmbajtje dhe nuk kërkojnë kujdes të veçantë.
Mbulimi i kasetës së grilës duhet kryer në mënyrë të tillë që të jetë gjithë gjithmonë i mundshëm arritja e grilës.
Përpara montimit kontrolloni motorin për dëmtime të mundshme dhe verifikoni nëse paketimi përmban të gjithë aksesorët.
Forca mbledhëse dhe konstrukti i motorit duhet të jenë të përshtatshme për sistemin e grilës me mbledhje. Nuk lejohet tejka-
limi i nivelit të ngarkesës së motorit.
Motorët tubolarë janë projektuar për një funksionim afatshkurtër me një kohë pune prej 4 minutash. Në rast tejnxehjeje si
rezultat i kohëzgjatjes së madhe në punë ose i ngarkesës shumë të lartë në tërheqje, motori fiket vetë. Pas periudhës së
ftohjes prej rreth 15 minutash, motori është sërish gati për punë.
Kontrolloni rregullisht sistemin e grilës nëse lëviz lirshëm dhe kontrollojeni për ngrirje të mundshme gjatë dimrit.
Nëse keni pyetje teknike për sistemin e grilës, drejtojuni shërbimit tonë për klientin.
Si rezultat i ndryshimit të temperaturave në dimër dhe në verë mund të ketë disa devijime të vogla të pozicionit fundor të
ndalimit gjatë punës së motorit. Në varësi nga rasti, mund të nevojitet një regjistrim i ri shumë i vogël i pozicioneve fundore të
ndalimit.
Tolerancat e gjatësisë së aksit tetëkëndor mund të kompensohen me një mbulesë të përshtatshme për boshte
(nr. i artikullit MAXI 80100, MINI 80200).
Mbulesa e boshtit duhet futur minimumi 60 mm brenda aksit tetëkëndor (faqe 104). Ajo nuk duhet të prekë aksin tetëkëndor
të motorit dhe nuk duhet të pengojë lëvizjen e tij.
PËRDORIMI I PARASHIKUAR
Motorët tubolarë janë projektuar vetëm për përdorim në sistemet e grilave me mbledhje.
Motorët tubolarë lejohet të instalohen vetëm në sistemet e grilave, të cilat janë montuar sipas instruksioneve.
Sistemet e grilave me mbledhje duhet të jenë në gjendje pa defekte.
Mangësitë në sistemet e grilave me mbledhje duhen eliminuar përpara instalimit të motorëve, si dhe duhen zëvendësuar
edhe pjesët e dëmtuara.
Çdo përdorim tjetër i motorit tubolar ose çdo përdorim tjetër që shkon përtej këtij përcaktimi do të konsiderohet në kundërsh-
tim me përdorimin e parashikuar.
Kompania Alfred Schellenberg GmbH nuk mban përgjegjësi për dëme materiale, lëndime personash ose dëme që vijnë si
pasojë e përdorimit në kundërshtim me përdorimin e parashikuar.
All manuals and user guides at all-guides.com
83
AL

Publicidad

loading