Descargar Imprimir esta página

Hansgrohe Ecostat 2001 13340 Serie Instrucciones De Montaje página 284

Publicidad

Montimi
1
Shpërlani në mënyrë profesionale lidhjet.
2
Montoni lidhjet sferike S-je.
3
Armatura vidhoset, drejtohet dhe
shtrëngohet me dadot e mëdha në formë
sfere. Përmes lidhjeve sferike - S - mund të
asnjanësohen devijimet në vijat horizontale,
vertikale si dhe ato paralele.
4
Rozeta duhet vidhosur në drejtim të
akrepave të orës deri në mur.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të
ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë duhen ekuilibruar.
Justimi
Pas montimit duhet kontrolluar temperatura në
dalje e termostatit. Korrigjimet janë të
nevojshme, nëse temperatura e matur në pikën e
rrjedhjes së ujit nuk është e njëjtë me
temperaturën e përcaktuar në termostat.
Përdorimi
Termostati hapet dhe mbyllet duke rrotulluar
dorezën e majtë. Butoni i gjelbër ECOSTOP e
kufizon derdhjen e ujit në afro 10 l/min. Nëse
dëshironi më shumë ujë, atëherë duhet shtypur
butoni dhe duhet rrotulluar doreza.
Temperatura rregullohet me dorezën e djathtë.
Tek termostati i vaskës ndërrimi i funksionit nga
rrjedhja në vaskë tek rrjedhja në dorezën e
dushit bëhet duke tërhequr butonin e
rrumbullakët të ndërruesit të pozicionit. Kthimi në
pozicionin e mëparshëm bëhet automatikisht pas
mbylljes së dorezës së majtë.
4
All manuals and user guides at all-guides.com
Shqib
Kufizimi i temperaturës
Zona e temperaturës kufizohet me anë të
bllokadës së sigurisë në 38 (ruajta nga
përvëlimi).
Nëse dëshironi të keni një temperaturë më të
lartë, atëherë mund të kalohet kufiri i caktuar prej
38 duke shtypur butonin e sigurisë.
Për të lehtësuar përdorimin e njësisë rregulluese,
termostati do të duhej çuar herë pas here nga
shumë i ngrohtë në shumë të ftohtë.
Termostati është i pajisur me pengues të
rrjedhjes në drejtim të kundërt si dhe me sita për
mbledhjen e ndotjeve. Nëse pakësohet volumi i
rrjedhjes, atëherë duhen pastruar sitat. Për këtë
termostati duhet të zhvidhoset nga muri. Sitat
ndodhen në lidhjet poshtë dadove lidhëse.
Kujdes!
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt në
bazë të normës DIN 1988 duhen kontrolluar
njëherë në vit.
ECOSTAT në lidhje me ngrohës elektrikë të
ujit.
Në lidhje me ngrohësit elektrikë të ujit duhet
hequr pllaka mbërthyese ECOSTOP"A". Nëse
lidhet edhe një Spërkatëse dore, atëherë duhet
çmontuar rregulluesi, nëse është montuar
eventualisht. shih faqen _1c 8
Nëse paraqiten probleme me ngrohësin elektrik
të ujit ose me ndryshime të mëdha të presionit,
atëherë duhet montuar në hyrjen e ujit të ftohtë
një rregullues i ujit në tubacione (nr. i art.
97510000).

Publicidad

loading