Para Përdorimit - Skil 9782 Manual Original

Tabla de contenido

Publicidad

• Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
• Mos përdorni kurrë zvogëlues ose përshtatës për të
vendosur disqe mprehëse/prerëse me vrima të mëdha
• Mos përdorni kurrë aksesorë më një vrimë me fileto "të
mbyllur" më të vogël se M14 x 21 mm
• Manovrojini dhe ruajini me kujdes disqet mprehëse/
prerëse për të shmangur krisjet ose çarjet
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
• Lidheni veglën me anë të një automati të qarkut për
korrentin defektoz (FI) me një rrymë aktivizimi prej 30 mA
maksimumi
PARA PËRDORIMIT
• Para se ta përdorni veglën për herë të parë,
rekomandohet që të merrni informacione praktike
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Montoni gjithmonë dorezën ndihmëse F 2 dhe
mbrojtësen G 2; mos e përdorni kurrë veglën pa të
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Kini kujdes kur prisni kanale, veçanërisht në murë
mbështetëse (të çarat në muret mbështetëse janë objekt
i rregulloreve specifike të shtetit; këto rregullore duhet të
merren parasysh në çdo rrethanë)
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORIMIT
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Në rast të ndërprerjes së energjisë ose kur hiqet
aksidentalisht spina, lëshoni çelësin J 2 për të
parandaluar rindezjen e pakontrolluar
PAS PËRDORIMIT
• Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Montimi i aksesorëve 2
! hiqeni spinën
- pastroni boshtin kryesor A dhe të gjitha pjesët që do të
montohen
- shtrëngoni fllanxhën shtrënguese B me çelës C
ndërsa shtyni butonin e bllokimit të boshtit D
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D
vetëm kur boshti A të jetë e palëvizshme
- për heqjen e aksesorëve të trajtojë anasjelltas
! disqet mprehëse/prerëse nxehen shumë gjatë
përdorimit; mos i prekni deri sa të ftohen
! montoni gjithmonë panele mbështetëse kur
përdorni aksesorë për smerilimin
! mos përdorni kurrë një disk mprehës/prerës pa
një etiketë ("thithëse") që i ngjitet sipër (nëse ka)
• Montimi i dorezës ndihmëse F 7
! hiqeni spinën
- vidhosni dorezën ndihmëse F në të djathtë, sipër ose
në të majtë të veglës (në varësi të punës që do të
kryhet)
• Heqja/montimi/rregullimi i mbrojtëses G 8
! hiqeni spinën
- hapni mbrojtësen G duke liruar vidën H (mos e hiqni)
- vendosni mbrojtësen G në manikotën e boshtit të
kokës së veglës dhe kthejeni në pozicionin e duhur
(në varësi të punës që do të kryhet)
! sigurohuni që ana e mbyllur e mbrojtëses është e
drejtuar gjithmonë nga operatori
- shtrëngoni mbrojtësen G duke shtrënguar vidën H
• Para përdorimit të veglës
- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe të
jetë i shtrënguar mirë
- kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar
me dorë
- ndizeni veglën për provë për të paktën 60 sekonda me
shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të
sigurt
- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta
ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të
përcaktuar shkakun
• Ndezja e butë elektronike
Siguron arritjen e shpejtësisë maksimale me qetësi pa
goditje të papritur kur ndizet vegla
• Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes J 9
- ndizni pajisjen 9a
! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni
pajisjen
159

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido