Flymo EasiGlide 300V Instrucciones De Empleo página 106

Ocultar thumbs Ver también para EasiGlide 300V:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 41
Përdorimi
a) Korrni vetëm ditën ose me ndriçim të mirë artificial.
b) Nëse është e mundur duhet mënjanuar përdorimi i pajisjes në barë të lagur.
c) Kushtoni gjithmonë vëmendje qëndrimit të mirë në shpate.
d) Udhëhiqeni makinerinë me shpejtësinë e hapit.
e) Korrni diagonal me shpatin, asnjëherë lartë ose poshtë.
f) Tregohuni tepër i kujdesshëm nëse ndryshoni drejtimin e udhëtimit në shpat.
g) Mos korrni në shpate tepër të pjerrët.
h) Tregohuni tepër të rrezikshëm kur merrni kthesën me korrësen e barit ose kur
e tërhiqni atë afër vetes tuaj.
i) Ndaloni thikën(at) prerëse, nëse korrësja e barit duhet të anohet për
ta transportuar mbi sipërfaqe të tjera jo me barë dhe nëse korrësja e barit
lëvizet nga sipërfaqja që duhet korrur për te një vend tjetër ose anasjelltas.
j) Mos e përdorni kurrë korrësen e barit me mekanizma mbrojtës ose zgarë
mbrojtëse të dëmtuar ose pa qenë montuar mekanizmat mbrojtës,
p.sh. llamarinat mbrojtëse dhe / ose mekanizmi i kapjes së barit.
k) Startojeni ose aktivizojeni me kujdes çelësin e ndezje, në përputhje me
udhëzimet e prodhuesit. Kushtoni vëmendje distancës së mjaftueshme
të këmbëve kundrejt thikës(ave) prerëse.
l) Gjatë startit ose ndezjes së motorit nuk lejohet që korrësja e barit të jetë
e anuar, përveç rastit kur korrësja e barit duhet të ngrihet gjatë procesit.
Në këtë rast anojeni atë deri në atë deri aty ku është e nevojshme dhe ngrini
lartë vetëm anën e drejtuar nga përdoruesi.
m) Mos e startoni motorin nëse keni qëndruar para kanalit të nxjerrjes.
n) Mos i fusni asnjëherë duart ose këmbët pranë ose poshtë pjesëve
që rrotullohen. Qëndroni gjithmonë larg vrimës së nxjerrjes.
o) Mos e ngrini ose mos e mbani kurrë në krah një korrëse bari me motor
të ndezur.
p
) Fikni motorin dhe hiqeni spinën nga priza. Sigurohuni që të gjitha pjesët
1
e lëvizshme kanë ndaluar plotësisht:
– gjithmonë kur largoheni nga korrësja e barit;
– para se të zhbllokoni bllokimet ose zënien e kanalit të nxjerrjes;
– para se ta kontrolloni, pastroni korrësen e barit ose të kryeni punime në të;
– nëse u godit një trup i huaj. Kërkoni për dëmtime te korrësja e barit dhe
kryeni riparimin e domosdoshëm para se ta startoni përsëri atë dhe
të punoni me korrësen e barit.
Nëse korrësja e barit fillon që të dridhet me forcë, është e domosdoshme
që të bëhet një kontroll i menjëhershëm:
– kërkoni për dëmtime;
– realizoni riparimet e nevojshme të pjesëve të dëmtuara;
– kujdesuni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të jenë shtrënguar.
Mirëmbajtja dhe magazinimi
a) Kujdesuni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të jenë të shtrënguara dhe
që pajisja të jetë në një gjendje të sigurt pune.
b) Kontrolloni rregullisht mekanizmin e kapjes së barit për konsum ose humbje
të aftësisë së funksionimit.
c) Për arsye sigurie zëvendësoni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara.
d) Kushtoni vëmendje faktit që te makineritë me disa thika prerëse lëvizja e një
thike prerëse mund të shkaktojë rrotullimin e thikave të tjera.
e) Kushtoni vëmendje gjatë konfigurimit të makinerisë që të mos ju ngecin
gishtat ndërmjet thikave të lëvizshme të prerjes dhe pjesëve që nuk lëvizin
të makinerisë.
f) Lëreni motorin të ftohet para se ta dërgoni makinerinë në vendin ku e ruani.
g) Kushtoni vëmendje faktit gjatë mirëmbajtjes së thikave prerëse që edhe
atëherë kur burimi i ushqimit është i fikur, thikat prerëse mund të lëvizin.
h) Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinal.
Këshilla sigurie shtesë
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Kontrolloni para përdorimit kabullin për shenja dëmtimesh ose vjetërimi. Nëse
zbulohet që kablloja është e dëmtuar, dërgojeni produktin në një Qendër Shërbmi
të Autorizuar dhe zëvendësojeni kabllon.
Mos e përdorni produktin nëse kabllot elektrike janë të dëmtuar ose
të konsumuar.
Shkëputeni kabullin menjëherë nga furnizimi me energji elektrike, nëse kabulli
është i prerë ose është dëmtuar izolimi. Prekeni kabullin elektrik vetëm atëherë
nëse është shkëputur furnizimi me energji elektrike. Mos i riparoni kabllot e prera
ose të dëmtuara. Zëvendësojeni ato me të rinj.
Kabulli zgjatues për tu përdorur duhet që të lirohet. Kabujt e grumbulluar mund
të mbinxehen dhe të ulin performancën e korrëses së barit.
Mbajeni kabullin zgjatues larg me produktin. Punoni gjithmonë larg nga burimi me
energji elektrike, duke korrur sa andej këndej pa lëvizur në rreth.
Mos e tërhiqni kabullin mbi objekte të mprehta.
106
EG300VEU-20.960.01.indd 106
Përpara se të hiqni prizën e kabllos, apo të kabllos zgjatuese, fikeni gjithnjë më
parë rrymën elektrike.
Fikni gjithmonë furnizimin me energji elektrike para heqjes spinës, kabullit ose
kabullit zgjatues. Mos riparoni asnjëherë një kabull të dëmtuar. Zëvendësojeni atë
me një të ri. Përdorni vetëm një kabull këmbimi origjinal.
Grumbullojeni gjithmonë me kujdes kabullin dhe mënjanoni përthyerje.
Mos e mbani kurrë në kabull produktin.
Mos e tërhiqni kabullin për të shkëputur spinën.
Përdoreni produktin vetëm me tensionin alternativ të rrjetit të energjisë elektrike
të dhënë në tabelën e tipit.
Produktet tona në përputhje me EN 60335 janë dyfish të izoluar. Mos lidhni masë
në një pjesë të produktit.
Kontrolloni sektorin e punës për kabuj të fshehur.
Mos e përdorni produktin për mirëmbajtjen e pellgjeve ose në afërsi të ujit.
Siguria personale
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e veg-
jël gjatë montimit.
Para magazinimit ose mirëmbajtjes, lëreni korrësen e barit të ftohet të paktën
30 minuta.
Kur bllokohet elementi i prerjes, ndalojeni produktin dhe kontrollojeni.
Mos e anoni makinerinë në drejtimin e përdoruesit.
Mos lëvizni mbrapa.
Qëndroni vigjilent gjatë operimit.
Mos e përdorni produktin kurrë në vende në të cilat ekziston rreziku i shpërthimit.
Mos e përdorni produktin kur jeni të lodhur, të sëmurë ose nën ndikimin e alkoolit,
ilaçeve ose medikamenteve ose kur jeni të rraskapitur.
Mënjanoni mbingarkesën e korrëses së barit.
Mbani doreza, këpucë kundër rrëshqitjes dhe mbrojtëse shikimi.
Mos e përdorni produktin në ambient të lagësht.
Mos përdorni bar të lagur.
Mos e zbërtheni produktin përtej gjendjes në të cilën ju është lëvruar.
Startojeni korrësen e barit vetëm me dorezë të montuar vertikalisht.
Mos i përdorni dorezat e ndezjes në mënyrë alternative.
Përdorini me kujdes dorezat.
Fikja e sigurisë
Motori është i mbrojtur me një fikje sigurie, e cila aktivizohet nëse thika bllokohet
ose motori është i mbingarkuar. Në këtë rast ndaloni produktin dhe shkëputeni
nga furnizimi me energji elektrike. Fikja e sigurisë rikthehet përsëri në gjendjen
fillestare, vetëm nëse lëshoni levën start / stop. Largoni të gjitha pengesat dhe
prisni disa minuta deri së fikja e sigurisë të kthehet në gjendje fillestare para
se të vazhdoni me përdorimin e produktit.
2. MONTIMI
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosjeje për shkak të prerjeve nëse produkti
startohet pa vëmendje.
v Prisni deri sa të ketë ndaluar thika, shkëputeni produktin
nga furnizimi me energji elektrike dhe vishni doreza para
se ta montoni produktin.
Montimi i tubit të poshtëm [ Fig A1 ]:
1. Shtyni fundin e tubit të poshtëm
2. Fiksojeni tubin e poshtëm
(1)
në kasë
me presion nëpërmjet vrimave në fundin e tubit
3. Përsëritni në anën tjetër.
KËSHILLË: Nëse, gjatë fiksimit të tubit në kasë, shfaqet një problem me
vidën e fiksimit, nxirreni me kujdes vidën e fiksimit dhe përsëritni hapat
e përshkruara 1 deri 3
Montimi i qafës së sipërme [ Fig A2 / A3 ]:
1. Sigurohuni që tubi i sipërm
(4)
është i pozicionuar korrekt dhe që butoni
(5)
i kyçjes
në kutinë e terminaleve tregon lart.
2. Sigurohuni që tubi i sipërm
(4)
dhe tubi i poshtëm
korrekt mbi njëri-tjetrin.
3. Vendosni dadon në butonin e tubit
(8)
(7)
4. Vendosini vidat
, rondelat
, butonin e tubit
ushqyese *
(H)
në tubat
(1)
/
(4)
në pozicionin e duhur.
(H)
* Grepa të kabllos ushqyese
kanë vetëm modele të zgjedhura.
(1)
(2)
në folenë e tubit të kasës
.
(2)
, duke shtypur vidat e fiksimit
(1)
(2)
dhe kasë
.
(1)
janë të orientuar
(6)
(nëse është e nevojshme).
(6)
dhe grepat e kabllos
23.10.20 09:32
(3)

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Easiglide 330vEasiglide 360v970483362970483462970483562Easiglide plus 330v ... Mostrar todo

Tabla de contenido