Skil 1355 Serie Manual Original página 103

Amoladora de banco
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 33
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
Përdorni gjithmonë pajisjen me rrota smerili në të dy
boshtet
Mos përdorni një aksesor të dëmtuar; para çdo
përdorimi, kontrolloni aksesorët si rrotat gërryese
për krisje ose ciflosje; pasi të kontrolloni dhe
të montoni një aksesor, qëndroni dhe vendosni
personat e tjerë larg nga plani i aksesorit rrotullues
dhe përdoreni veglën e punës me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë (aksesorët e
dëmtuar normalisht do të thyhen gjatë kësaj kohe prove)
Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të
paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale
në veglën e punës (aksesorët që punojnë më shpejt
se shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të
fluturojnë)
Mos mprihni kurrë në buzët e një rrote smerili
(mprehja në buzë mund të shkaktojë thyerjen e rrotës
dhe shkëputjen fluturimthi)
Përdorni vetëm rrota smerili me diametër minimal dhe
maksimal prej 150 mm
Zëvendësojeni diskun e smerilit në rast se është
konsumuar, dëmtuar ose ka kanale të thella
Mbani dhe ruajini me kujdes aksesorët
PARA PËRDORIMIT
Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës
Montoni gjithmonë mbrojtësen kundër shkëndijave A 2
dhe mbështetësen për veglat C 2 ; mos e përdorni kurrë
pajisjen pa to
Para përdorimit, kontrolloni që disqet e smerilit të jenë pa
dëmtime, të montuar si duhet dhe që mund të rrotullohen
lirisht
GJATË PËRDORIMIT
Mbani doreza mbrojtëse dhe përdorni syze sigurie
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
Çdo person që hyn në zonën e punës duhet të veshë
pajisje personale mbrojtëse (copëzat e materialit të
punës ose nga një aksesor i thyer mund të fluturojnë dhe
të shkaktojnë lëndime jashtë zonës së ngushtë të punës)
Kur mprihni metale do të krijohen shkëndija; mbajini
personat e tjerë dhe materialet e djegshme larg nga zonë
e punës
Mbajini duart larg nga disqet e smerilit gjatë rrotullimit
Mos e frenoni diskun e smerilit duke ushtruar trysni
anash
Lëreni veglën që të ftohet pas një përdorimi 10 minuta në
vazhdim (S₂ 10 min.)
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
Gjatë transportit ngrini ose shtrëngoni pajisjen me të dy
duart duke mbajtur mbrojtëse G 6
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mbani syze mbrojtëse
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Montimi i mbrojtëses kundër shkëndijave 7
- lironi vidhën B1 (mos e hiqni)
! kontrolloni rregullisht distancën mes mbrojtëses
kundër shkëndijave A dhe diskut të smerilit (maks.
2 mm) dhe rregullojeni përsëri nëse duhet
- zëvendësoni diskun e smerilit nëse është konsumuar
aq shumë sa mbrojtësja kundër shkëndijave A nuk
mund të vendoset në distancën maksimale prej 2 mm
Montimi i mbështetëses së veglave 8
! kontrolloni rregullisht distancën (MAKS. 2 mm)
dhe këndin (MIN. 85 °) midis mbështetëses së
veglës C dhe diskut të smerilit dhe rregullojeni
përsëri, nëse është e nevojshme
Montimi i pajisjes në sipërfaqen e punës 9
! për manovrim të sigurt, montojeni pajisjen
gjithmonë mbi një sipërfaqe pune të rrafshët dhe
të qëndrueshme (p.sh. bango pune)
- përdorni 4 vrimat e montimit D për vendosjen e pajisjes
me vidha të përshtatshme mbi sipërfaqen e punës
- mund ta kapni po ashtu pajisjen në sipërfaqen e punës
me kllapa vidhash që gjenden në treg
Ndezje/Fikje
Ndizni/fikni pajisjen duke shtyrë çelësin F 2 në
pozicionin "I"/"O"
Para se ta përdorni veglën për herë të parë
- kryeni një test tingulli mbi diskun e smerilit (në gjendje
perfekte, disku ka një tingull të qartë kur e godisni
lehtë)
- provojeni duke e vënë në punë veglën për të paktën 5
minuta pa ngarkesë (qëndroni jashtë zonës së rrezikut)
Funksionimi i veglës q
- uleni mbrojtësen kundër shkëndijave A sa më shumë të
jetë e mundur
- ndizni pajisjen
- Drita LED E ndizet automatikisht kur aktivizoni çelësin
e ndezjes/fikjes
- uleni materialin e punës rrafsh me mbështetësen e
veglave C
- lëvizeni materialin e punës lehtë nga e majta në
të djathtë dhe prapa (për rezultate optimale gjatë
smerilimit si dhe për një konsumim uniform të diskut të
smerilit)
- ftojeni materialin e punës në ujë herë pas here
- fikni pajisjen
Zëvendësimi i diskut të smerilit w
! hiqeni spinën
! përdorni vetëm disqe smerili me një shpejtësi të
lejuar që përshtatet të paktën me shpejtësinë më
të lartë pa ngarkesë të pajisjes
! përdorni vetëm me disqe smerili origjinale nga
SKIL me një trashësi maksimale prej 20 mm dhe
një diametër të vrimës së boshtit prej 12,7 mm
- hiqni kapakun mbrojtës G duke liruar (jo hequr) 3 vidhat
B
- zhvidhosni dadon shtrënguese H me një çelës 19
- hiqni fllanxhën shtrënguese J dhe diskun e smerilit
- për të montuar një disk smerili të ri, ndiqni rendin e
kundërt
! kryeni një test tingulli në diskun e ri të smerilit
dhe provojeni duke e vënë në punë pa ngarkesë
për të paktën 5 mninuta (qëndroni jashtë zonës së
rrezikut)
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Mbajini gjithmonë të pastër pajisjen dhe kordonin
103

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

1355aa

Tabla de contenido