LG GTF916PZPZD Manual De Propietario página 234

Refrigerador-congelador
Ocultar thumbs Ver también para GTF916PZPZD:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 151
All manuals and user guides at all-guides.com
SMART DIAGNOSIS (Vetëm për modelet që zbatohet)
Funksioni Smart Diagnosis është...
Përdoreni funksionin për të kontaktuar qendrën e shërbimit dhe për të marrë diagnozë të saktë kur frigoriferi
nuk punon mirë ose s'punon më. Përdoreni vetëm për t'u lidhur me konsultuesin dhe mos e përdorni në raste
të zakonshme.
Si ta përdorni funksionin
1. Mbyllini të gjitha dyert e frigoriferit, dhe
shtypni e mbani shtypur butonin e kyçit të
ekranit për ta vendosur në gjendje të kyçur.
Nëse ekrani është tashmë në gjendjen e kyçur,
shtypni dhe mbani shtypur butonin e kyçit për ta
rivendosur kyçin dhe shtypeni e mbajeni shtypur
përsëri butonin e kyçit për ta vendosur në gjendje
të kyçur.
w KUJDES
Nëse i kalon 5 minuta në gjendje të kyçur,
funksioni i diagnozës të mençur nuk do të
aktivizohet, prandaj bëni kujdes.
2. Shtypeni dhe mbajeni shtypur butonin e
temperaturës të frigoriferit për 3 sekonda ose
më shumë. (Të gjithë ekranet do të fiken, dhe
për pak, 3 do të shfaqen në pjesën e ekranit të
temperaturës së frigoriferit.)
Bëni kujdes!
Ndryshimi i cilësive rajonale të telefonatave mund të ndikojë te funksioni.
Nëse përdorni telefon shtëpie, performanca më e mirë e komunikimit do të mundësojë shërbim edhe më të
mirë.
Transmetimi i të dhënave me diagnozën e mençur mund të mos jetë i rrjedhshëm për shkak të problemeve
me cilësinë e telefonatës, dhe në këtë rast, shërbimi diagnozës të mençur mund të jetë i vështirë.
3. Hapini të gjitha dyert e dhomës të frigoriferit
dhe të ngrirësit, dhe vendoseni telefonin
pranë vrimës së altoparlantit sipër në anën e
djathtë.
Kontrolloni nëse pjesa e të folurit (mikrofoni) e
telefonit është drejt vrimës së altoparlantit.
4. Mos e largoni telefonin ndërkohë që po
transmetohen të dhënat.
Gjatë transmetimit të të dhënave për diagnozën e
mençur, prisni me telefonin të vendosur pranë
vrimës së altoparlantit sipër në anën e djathtë.
Koha e mbetur për transmetimin e të dhënave
shfaqet në ekran.
w KUJDES
Tingulli i transmetimit mund të jetë acarues.
Mos e largoni telefonin derisa tingulli të ndalojë
për të bërë diagnozë të mirë.
5. Pas përfundimit të transmetimit të të dhënave,
dëgjoni shpjegimin e konsultuesit për
rezultatin e diagnozës të mençur.
Kur transmetimi i të dhënave të ketë përfunduar,
së bashku me shfaqjen e përfundimit të
transmetimit të të dhënave, frigoriferi do të fiket
dhe ndizet automatikisht pak sekonda më vonë.
Dëgjojeni me kujdes shpjegimin e konsultuesit
për rezultatin e diagnozës të analizuar dhe ndiqni
udhëzimet.
24

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido