Skil 0660 Manual Original página 137

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 46
në vetvete dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për
pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë
dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla
e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë
dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e
projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet
me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të
riparohet.
c) Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
hiqeni paketën e baterisë, nëse është e mundur,
nga mjeti me korrent para se të bëni rregullime,
ndryshoni aksesorët ose vendosni mjetet me
korrent. Këto masa parandaluese ulin rrezikun e ndezjes
aksidentale të mjeteve të punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbajini veglat me korrent dhe aksesorët.
Kontrolloni për mospërshtatje ose bllokim të
pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të
tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës
së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës
para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga
veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk
ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorni vetëm mjetet me bateri që kanë bateri të
krijuara në mënyrë të posaçme për to. Përdorimi i çdo
baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i
terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria
mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse
kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse
lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që janë dëmtuar ose
modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar
zjarr, shpërthim ose rrezik dëmtimesh fizike.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos
e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së
temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e
dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
UDHËZIME SIGURIE PËR FURÇËN ME BATERI PËR
BARËRA
TË PËRGJITHSHME
Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të
mjetit.
Ky mjet nuk është bërë për t'u përdorur nga fëmijët
dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose
mendore ose me mungesë eksperience dhe njohurie,
ose nga njerëz që nuk i dinë udhëzimet.
Rregullat vendëse mund të kufizojnë moshën e lejuar të
përdoruesit.
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen.
Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale.
Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet
ndaj personave të tjera ose pronës së tyre.
Mos e përdorni pajisjen për heqjen e barërave të lagur.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi për
pajisjen nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë, pantallona të gjata
dhe këpucë të forta kur përdorni mjetin.
Përdorni doreza mbrojtëse kur ndërroni aksesorët
(kontakti me aksesorët mund të shkaktojë dëmtime)
Mos e përdorni kurrë mjetin nëse mbrojtësja është
dëmtuar ose nuk është montuar.
Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të
tjerë; ndaloni përdorimin e veglës kur keni pranë persona
të tjerë (veçanërisht fëmijë) ose kafshë shtëpiake.
Gjithnjë fikeni mjetin dhe hiqeni baterinë
- sa herë që e lini mjetin pa mbikëqyrje.
- para pastrimit të materialeve të bllokuara.
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në mjet.
- pas goditjes së një objekti të huaj.
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale.
FURÇAT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë.
137

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido