Skil 0660 Manual Original página 138

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 46
Montoni vetëm furça, shpejtësia maksimale ("RPM) e të
cilave është më e lartë se rrotullimi për minutë i shëuar
në pajisje.
Përdorni vetëm furça me diametër maksimal 125 mm.
Mos përdorni furça të konsumuara.
Njollat e ndryshkut ose shenjat e tjera të ndryshimeve
kimike ose mekanike të materialit që mban fijet e furçës
mund të shkaktojnë mosfunksionimin para kohe të furçës.
Ruajini furçat në vende të përshtatshme në mënyrë të
tillë që të jenë të mbrojtura nga ndikimet më poshtë:
- lagështia e lartë atmosferike, nxehtësia, uji ose lëngjet
e tjera, që mund të dëmtojnë furçën.
- acidet ose avujt e acideve, që mund të dëmtojnë
furçën.
- temperaturat e ulëta të ambientit që shkaktojnë
kondensim në furçë kur ruhen në një zonë me
temperatura më të lartë të ambientit.
- deformimi i çdo pjese të furçës.
PARA PËRDORIMIT
Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe pas çdo goditje; në rast defekti, riparojeni nga një
person i kualifikuar (mos e hapni kurrë vetë pajisjen).
Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së
veglës së punës (një çelës i lënë i lidhur me një pjesë
rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë
dëmtime personale).
Para përdorimit kontrollojeni plotësisht zonën e prerjes
dhe hiqni çdo objekt që mund të godasë vegla gjatë
prerjes (si gurë, copa druri, etj.).
GJATË PËRDORIMIT
Përdoreni pajisjen vetëm në pozicionin vertikal, me
furçën e vendosur në tokë (mos e ndizni kurrë pajisjen
në një pozicion tjetër)
Përdoreni pajisjen me shpejtësinë e ecjes (mos vraponi).
Mos kapërceni rrugët ose rrugicat me zhavorr kur vegla
është ende në punë.
Mos u hutoni dhe përqendrohuni gjithmonë në atë që po
bëni.
Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura.
Në rast të ndonjë defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë mjetin dhe hiqeni baterinë.
PAS PËRDORIMIT
Furça vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas fikjes së
pajisjes (mos e prekni furçën ndërsa rrotullohet).
Hiqeni gjithmonë baterinë nga mjeti.
Para se ta ulni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht.
BATERITË
Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të
siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni
mjetin për herë të parë).
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm me
këtë mjet.
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar.
Mos e çmontoni baterinë.
Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi.
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- gjatë karikimit 4...40°C
- gjatë punës -20...+50°C
- gjatë ruajtjes -20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
5 Mos lejoni që dikush të afrohet
6 Vishni këpucë sigurie
7 Mos e ekspozoni mjetin në shi
8 Shkëputeni baterinë para se të bëni punë mirëmbajtjeje
9 Mos i hidhni mjetin dhe bateritë së bashku me mbeturinat
e zakonshme shtëpiake
q Mbajeni mjetin/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk i kalon 50°C
w Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
PËRDORIMI
Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të
dhëna me karikuesin
Heqja/instalimi i baterisë 2
Treguesi i nivelit të baterisë e
- Shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë M për të
shfaqur nivelin aktual të baterisë ea
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur M eb, bateria është
bosh
! kur 2 nivelet e treguesit të baterisë fillojnë të
pulsojnë pasi keni shtypur butonin M ec, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është tepër e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës prej -20 deri në
--> 2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë
të pulsojnë kur shtypni butonin M ec; prisni derisa
bateria të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë eb tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni butonin M; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
Udhëzimet për montimin
! hiqeni gjithnjë baterinë para se të bëni rregullime
ose para se të ndryshoni aksesorët
- montoni dhe kyçeni rrotëzën H në trupin e motorit me
vidën shtrënguese J siç tregohet në figurë r
- rrëshqiteni mbrojtësen L mbi trupin e motorit siç
tregohet në figurë derisa të fiksohet në vend t
- montoni furçën e rrafshët Q ose furçën kupë P dhe
më pas shtypni butonin e kyçjes së boshtit R për ta
shtrënguar dadon me çelësin N siç tregohet në figurë
ya & yb
! Kur përdorni koletën dhe dadon V, sigurohuni që
ta pastroni pjesën e brendshme të aksit të daljes
para se të montoni furçën
! përdorni doreza mbrojtëse kur vendosni ose
ndërroni aksesorët (kontakti me aksesorët mund
të shkaktojë dëmtime fizike)
138
+50°C

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido