- para se ta vendosni mjetin, fshijini thikat prerëse me një
leckë të njomur me vaj për të parandaluar gërryerjen
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e
blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e
SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
•
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të produktit janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
•
Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë mjetin dhe hiqni baterinë
Motori nuk ndizet ose ndalon papritur
- bateria bosh -> karikoni baterinë
- bateria e nxehtë -> lëreni baterinë të ftohet
- thikat prerëse të bllokuara -> pastroni materialin e
bllokuar
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
Mjeti punon me ndërprerje
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- helika e bllokuar nga një objekt i huaj -> hiqni bllokimin
Motori punon por thikat nuk lëvizin
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
Thikat prerëse janë të nxehta
- thikat prerëse të topitura -> mprehni thikat
- thikat prerëse kanë dhëmbëzime -> kontrolloni thikat
- shumë fërkim për shkak të mungesës së lubrifikantit ->
lubrifikoni thikat
MJEDISI
Vetëm për vendet e BE-së
•
Mos i hidhni mjetet elektrike, aksesorët dhe paketimet e
tyre bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 9 do t'ju kujtojë për këtë kur të jetë nevoja për
hedhje
! para hedhjes, mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
ZHURMA / VIBRIMI
•
I matur sipas EN 62841, niveli i presionit të zhurmës së
këtij mjeti është 82 dB(A) (toleranca K = 3 dB) dhe niveli
i fuqisë së zhurmës 89 dB(A) (toleranca K = 4,5 dB),
dhe vibrimi < 2,5 m/s² (shuma e vektorit triax; toleranca
K = 1,5 m/s²)
•
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e dridhjeve duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
130