Descargar Imprimir esta página

Vaillant aroSTOR VWL BM 200/5 Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento página 312

Ocultar thumbs Ver también para aroSTOR VWL BM 200/5:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 34
1.7
Rrezik për jetën nga zjarri ose
shpërthimi gjatë heqjes së lëndës
ftohëse
Produkti përmban lëndën ftohëse të
djegshme R290. Lënda ftohëse, duke
u përzier me ajrin, mund të krijojë një
atmosferë të djegshme. Ka rrezik zjarri dhe
shpërthimi.
▶ Punoni në produkt vetëm nëse jeni
specialist në manovrimin e lëndës ftohëse
R290.
▶ Vishni pajime mbrojtëse personale dhe
mbani me vete një fikës zjarri.
▶ Përdorni vetëm vegla dhe pajisje të lejuara
për lëndën ftohëse R290 dhe në gjendje të
mirë.
▶ Sigurohuni që të mos ketë ajër në lëndën
ftohëse, në veglat ose pajisjet me lëndë
ftohëse ose në shishen e lëndës ftohëse.
▶ Kini parasysh që lënda ftohëse R290
nuk duhet të futet në asnjë mënyrë të
kanalizim.
1.8
Rrezik për jetën nga zjarri ose
shpërthimi, në rast rrjedhjesh në
qarkun e lëndës ftohëse
Produkti përmban lëndën ftohëse të
djegshme R290. Nëse ka rrjedhje, lënda
ftohëse që del jashtë, duke u përzier me ajrin,
mund të krijojë një atmosferë të djegshme.
Ka rrezik zjarri dhe shpërthimi.
▶ Nëse punoni në produktin e hapur, para se
të filloni punën me një detektor rrjedhjesh
gazi, sigurohuni që të mos ketë rrjedhje.
▶ Detektori i rrjedhjeve të gazit nuk duhet të
jetë burim zjarri. Detektori i rrjedhjeve të
gazit duhet të kalibrohet me lëndë ftohëse
R290 dhe të konfigurohet me ≤25 % të
kufirit të poshtëm të shpërthimit.
▶ Mbajini gjithë burimet e zjarrit larg
perimetrit mbrojtës. Veçanërisht flakët
e hapura, sipërfaqet e nxehta me
temperaturë më shumë se 370 °C, pajisjet
elektrike ose veglat që përbëjnë burim
zjarri, shkarkesa statike.
312
1.9
Rrezik djegieje ose përvëlimi nga
pjesët e nxehta
▶ Punoni me pjesët vetëm pasi këto të jenë
ftohur.
1.10 Dëme materiale nga sipërfaqet e
papërshtatshme të montimit
Sipërfaqja e montimit duhet të jetë e sheshtë
dhe të ketë kapacitet të mjaftueshëm
mbajtës për peshën e punës së produktit.
Një sipërfaqe montimi jo e sheshtë mund të
shkaktojë mungesë hermeticiteti në produkt.
Një kapacitet mbajtës i pamjaftueshëm mund
të shkaktojë rënie të produktit.
Mungesa e hermeticitetit nëpër lidhje, do të
thotë rrezik për jetën.
▶ Kujdesuni që produkti të qëndrojë i
sheshtë mbi sipërfaqen e montimit.
▶ Sigurohuni që sipërfaqja e montimit për
peshën e punës së produktit të ketë
kapacitet të mjaftueshëm mbajtës.
1.11 Rrezik plagosjeje si pasojë e peshës së
lartë të produktit
▶ Transportojeni produktin me të paktën dy
persona.
1.12 Rrezik i një dëmi material nga ngrica
▶ Instalojeni produktin vetëm në ambiente jo
të rrezikuara nga ngrica.
1.13 Rrezik i një dëmi material si
pasojë e përdorimit të veglave të
papërshtatshme
▶ Përdorni një vegël të posaçme.
1.14 Rrezik i një dëmi material nga uji
shumë i fortë
Uji shumë i fortë mund të dëmtojë
funksionimin e sistemit dhe të shkaktojë
dëme në kohë të shkurtër.
▶ Pyesni pranë institucionit të ujësjellësit
lokal për fortësinë e ujit.
▶ Kur të merrni vendimin nëse uji i përdorur
duhet të zbutet ose jo, zbatoni rregulloret,
normat, direktivat dhe ligjet kombëtare.
▶ Lexoni në udhëzimet e instalimit dhe të
mirëmbajtjes së produkteve, nga të cilët
përbëhet sistemi, se çfarë cilësie duhet të
ketë uji i përdorur.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes 8000015875_00

Publicidad

loading