FUNKSIONI ECO
Pajisja ka një teknologji të re që optimalizon prodhimin e avullit duke reduktuar kështu konsumin e
energjisë elektrike.
Për të aktivizuar funksionin Eco, vendoseni përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin me avull ECO.
HEKUROSJE PA AVULL (NË TË THATË)
Për të hekurosur pa avull, ndiqni udhëzimet e seksionit "hekurosje me avull" duke e lënë përzgjedhësin
e avullit (10) në pozicionin e avullit të mbyllur.
HEKUROSJE ME AVULL
Vendoseni përzgjedhësin e avullit (10) diku midis pozicionit të mbyllur dhe atij maksimal të avullit, në
bazë të sasisë së dëshiruar të këtij të fundit.
Nxjerrja e avullit në vazhdimësi ndodh vetëm duke lëvizur hekurin në pozicion horizontal.
Pezullimi i avullit në vazhdimësi mund të arrihet duke e mbështetur hekurin në pozicionin vertikal ose
duke e vendosur përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin e avullit të mbyllur.
SHËNIM: Përdorimi i avullit është i mundur vetëm me temperaturat më të larta, midis
pozicionit me 3 pikë dhe pozicionit të temperaturës maksimale, siç jepet nga simboli në
çelësin rregullues të temperaturës (3).
Nëse temperatura e përzgjedhur është shumë e ulët, mund të bien nga pllaka pika uji.
Gjatë hekurosjes, drita e kontrollit të temperaturës së pllakës do të ndizet me intervale, duke
treguar se temperatura e përzgjedhur do të ruhet.
SUPER-AVULL DHE AVULL NE VERTIKAL
Shtypni butonin për super-avull (12) për të gjeneruar një spërkatje të fuqishme me avull.
Prisni disa sekonda nga një shtypje e hekurit në tjetrën [Fig. E].
Shtypni me intervale butonin e super-avullit (12) për hekurosjen vertikalisht (tenda, rroba të varura, etj.).
SHËNIM: Funksioni i super-avullit mund të përdoret vetëm me temperaturat e larta.
Ndaloni përdorimin e tij kur treguesi LED i temperaturës së pllakës ndizet dhe filloni sërish
hekurosjen kur ai të fiket.
FUNKSIONI SPRAY
Sigurohuni që të ketë ujë në depozitë (6).
Shtypni butonin spray (11) me ngadalë (për të arritur një spërkatje të dendur) ose shpejt (për të arritur
një spërkatje të rrallë) [Fig. F].
Njomni pëlhurat delikate përpara se të hekurosni duke përdorur funksionin spray ose
përndryshe, vendosni midis hekurit dhe pëlhurës një mbulesë të njomë. Mos e përdorni
funksionin spray për pëlhura mëndafshi ose sintetike.
SQ
106