BOSHATISJA
Hiqni kordonin elektrik bashkë me spinën (2) nga priza e korrentit.
Hapni kapakun për mbushjen e ujit (9).
Boshatisni depozitën (6) duke e kthyer hekurin kokëposhtë dhe duke e shkundur lehtësisht.
Lëreni hekurin të ftohet plotësisht.
Vendoseni hekurin gjithmonë në pozicion vertikal.
SHËNIM: Nëse parashikohet të mos përdoret aparati për shumë javë, prisni që aparati
të jetë plotësisht i ftohtë përpara se ta boshatisni plotësisht depozitën e ujit duke ndjekur
udhëzimet në paragrafin e posaçëm.
Pasi e rindizni, mbushni përsëri depozitën e ujit, siç tregohet në paragrafin e saj.
SISTEMI KUNDËR GËLQERËZIMIT ZEROCALC
Një filtër i veçantë në rrëshirë, i vendosur brenda depozitës së ujit, ul ngurtësinë e ujit dhe kufizon
formimin e kalkarit në pllakë. Filtri në rrëshirë është i përhershëm dhe nuk zëvendësohet.
SISTEMI CALC CLEAN
Ky funksion përdoret për pastrimin e pjesës së brendshme të pllakës së hekurit (7) nga çmërsi apo
papastërti të tjera.
Këshillohet të kryhet pas çdo 5 - 10 përdorimesh.
Mbusheni depozitën (6) deri në nivelin maksimal të mbushjes [Fig. B].
Vendoseni përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin e mbyllur të avullit [Fig. C].
SQ
Rregulloni çelësin rregullues të temperaturës (3) në temperaturën maksimale dhe prisni që drita e
kontrollit të temperaturës së pllakës (1) të fiket.
Hiqni kordonin elektrik me spinë (2) nga priza e korrentit dhe vendoseni hekurin në pozicion horizontal
mbi një lavaman.
Shtypni butonin Calc-Clean (4) dhe mbajeni shtypur derisa nga pllaka e hekurit (7) të dalin ujë i nxehtë,
avull dhe papastërti të mundshme apo çmërs.
Pasi të jetë ftohur, pastroni pllakën e hekurit (7) me një leckë të njomë.
PASTRIMI
PARALAJMËRIM! Sigurohuni që përpara se të pastroni
hekurin, të jetë hequr spina dhe pllaka e hekurit të jetë ftohur
plotësisht.
Kore të mundshme ose mbetje niseshteje ose produkti të pranishme mbi sipërfaqen e pllakës, mund të
hiqen me një leckë të njomë dhe me një detergjent të lëngshëm jogërryes.
Shmangni gërvishtjen e pllakës me gërryes ose me objekte metalike.
Pjesët plastike mund të pastrohen me një leckë të njomë, dhe pastaj të kalohen me një leckë të thatë.
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri. Lëreni pajisjen të ftohet
plotësisht para se ta vini mënjanë.
107
FUNDI I PËRDORIMIT
MIRËMBAJTJA