AL
PARALAJMËRIME DHE SHËNIME SIGURIE
Lexoni këto udhëzime sigurie përpara se të përdorni pajisjen tuaj dhe
ruajeni ato për referencë të mundshme në të ardhmen. Ndiqni gjithmonë
këto masa paraprake të sigurisë kur përdorni orën tuaj. Kjo zvogëlon
rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe dëmtimit.
KARRIKUESI
Nëse vjen deri në dëmtim të kabllos elektrike të karrikuesit, për riparim
kontaktoni prodhuesin, riparuesin e autorizuar ose personin e kualifikuar
që të shmangni rreziqet e mundshme. Karrikuesi dhe pajisja nuk janë
paraparë për përdorim nga persona (përfshirë edhe fëmijë) që kanë aftësi
të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore. Personat që nuk kanë lexuar
udhëzimet nuk duhet të përdorin pajisjen nëse personi i angazhuar për
siguri dhe mbikëqyrje nuk ua ka shpjeguar rregullat e përdorimit. Fëmijët
duhet të jenë nën mbikëqyrje tërë kohën që të siguroheni që nuk luajnë
me pajisjen.
Karrikuesi gjithmonë duhet të jetë lehtë i qasshëm. Nuk duhet të derdhet
ujë mbi të ose të spërkatet me ujë.
Rreth pajisjes dhe karrikuesit gjithmonë lëni së paku 10cm hapësirë të lirë
që të siguroni ftohje të përshtatshme.
Pajisja është e paraparë vetëm për përdorim në klimë mesatare. Mos
modifikoni pajisjen, karrikuesin ose baterinë.
Burimet e zhveshura të flakës, si qirinjtë, nuk duhet të vendosen në majë
të pajisjes. Mos e prekni karikuesin, telin elektrik dhe prizën e energjisë
me dorë të lagur; përndryshe, mund të ndodhë goditja elektrike.
Ndërhyrje në frekuencën e radios: Dalja e radiofrekuencës nga pajisjet
elektronike mund të ndërhyjë me pajisje të tjera elektronike dhe të
shkaktojë keqfunksionime. Megjithëse kjo pajisje është projektuar në
përputhje me rregulloret e BE‐së për emetimin e radiofrekuencave,