UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
• LEXONI TË GJITHA INSTRUKSIONET
•
Të përdoret vetëm me tension AC 220-240 V, 50/60 Hz. Të përdoret vetëm në amvisëri.
•
Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezën ose butonat.
•
Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, mos e zhytni kabllin, prizën ose pjesën e ngrohjes në
ujë ose ndonjë lëng tjetër.
•
Nevojitet mbikëqyrje e rreptë nëse aparatin e përdorin fëmijët ose aparati përdoret në afërsi të tyre.
•
Hiqni aparatin nga priza kur nuk e përdorni dhe para pastrimit. Pritni të ftohet para vënies ose
ndarjes së pjesëve, si dhe para pastrimit të aparatit.
•
Mos punoni me aparatin nëse kablli i rrymës është i dëmtuar ose nëse aparati nuk punon ose
është dëmtuar në çfarëdo mënyre. Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, kurrë mos provoni
që vetë të rregulloni aparatin.
•
Dërgojeni aparatin te serviseri i autorizuar për riparim. Rregullimi i gabueshëm i aparatit mund të
shkaktojë rrezik nga goditja elektrike gjatë përdorimit të aparatit.
•
Përdorimi i pajisjes shtesë e cila nuk rekomandohet nga ana e prodhuesit mund të shkaktojë zjarrë,
goditje të rrymës ose rrezik nga lëndimi.
•
Mos e përdorni në ambient të hapur ose për qëllime komerciale.
•
Mos e lini kordonin e kabllit që të varet nga buza e tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër çfarëdo
trupi ngrohës.
•
Mos e lini aparatin mbi ose në afërsi të flakës së nxehtë të pajisjeve të gazit, pajisjeve elektrike ose
të tjera.
•
Shkyqeni aparatin kur të përfundoni përdorimin.
•
Mos e përdorni aparatin me anë të tajmerit të jashtëm ose sistemit për teledirigjim.
•
Kujdes të jashtëzakonshëm duhet pasur kur lëvizni një pajisje që përmban vaj të nxehtë ose lëngje
të tjera të nxehta.
•
Këtë pajisje nuk duhet t'a përdorin fëmijët, Mbani pajisjen dhe kabllon e saj largë nga fëmijët.
•
Pajisjen mund t'a përdorin personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me
mungesë të përvojës dhe njohurive nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë instruksione për
përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurtë dhe nëse e kuptojnë rrezikun i cili mund të vie nga
përdorimi i saj.
•
Fëmijët nuk duhet të luajnë me këtë pajisje.
•
Gjithmonë hiqeni pajisjen nga rryma nëse nuk është duke u përdorur dhe para montimit, çmontimit
ose gjatë pastrimit.
•
Shkyqeni pajisjen dhe hiqeni nga rryma para ndërrimit të aksesorëve ose para se të prekni pjesët
të cilat lëvizin gjatë përdorimit.
2