4
www.electrolux.com
Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e
•
autoriteteve lokale.
Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar
•
pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve
të padëshiruara që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose
lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bllokuar
•
dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një
tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga
pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore,
termosifonët, bojlerët etj.).
Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi
•
maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë
0,04 mbar.
Sigurohuni që të mos dëmtoni kabllot e rrymës.
•
Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose
me një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me
•
energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje
izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja
kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të
jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të
mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes
duhet të përfshihen në instalimet elektrike sipas
rregullave të instalimeve elektrike.
Mos gatuani me flakë nën pajisje:
•
Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose
•
shpërthyese dhe avuj.
Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për
•
të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë,
•
pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta
metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.