Shqip
Nëse akumulatori ngarkohet, përdoret ose ruhet
jashtë kufijve të rekomanduar të temperaturës,
performanca mund të reduktohet.
Nëse akumulatori është i lagësht ose i lagur,
lëreni akumulatorin të thahet për të paktën 48
orë në temperatura mbi +15 °C dhe nën +50 °C
dhe nën 70% lagështi. Lagështia e lartë mund të
rrisë kohën e tharjes.
20.6
Vlerat e zërit dhe të dridhjeve
Vlera K për nivelin e presionit të zërit është
2 dB(A). Vlera K për nivelin e fuqisë së zërit
është 0,6 dB(A). Vlera K për vlerën e dridhjeve
është 0,90 m/s².
– Niveli i presionit të zërit L
60335-2-77: 83 dB(A)
– Niveli i garantuar i fuqisë së zërit L
sipas 2000/14/EC / S.I. 2001/1701: 96 dB(A)
– Vlera e dridhjeve a
EN 60335-2-77, Dorezat mbajtëse: 1,80 m/s²
STIHL rekomandon mbajtjen e mbrojtëses së
veshëve.
Vlerat e përcaktuara të dridhjeve janë matur
sipas metodës së standardizuar të kontrollit dhe
mund të përdoren për krahasimin e pajisjeve
elektronike. Vlerat konkrete të dridhjeve mund të
ndryshojnë nga vlerat e përcaktuara, në varësi të
rastit të përdorimit. Vlerat e përcaktuara të
dridhjes mund të përdoren për një vlerësim
fillestar të ngarkesës së dridhjeve. Ngarkesa
konkrete e dridhjeve duhet vlerësuar. Mund të
merren parasysh edhe rastet kur pajisja elektrike
është fikur, si dhe ato në të cilat është e ndezur,
po punon pa ngarkesë.
Informacioni për pajtueshmërinë me direktivën
për dridhjet, 2002/44/EC dhe S.I. 2005/1093
ndodhet në www.stihl.com/vib .
20.7
REACH
REACH përcakton një rregullore të KE për
regjistrimin, vlerësimin dhe miratimin e
kimikateve.
Informata për plotësimin e rregullores REACH
mund ti gjeni në www.stihl.com/reach.
394
të matur sipas EN
pA
matur
WAd
e matur sipas EN 20643,
hv
21 Pjesë këmbimi dhe aksesorë
21 Pjesë këmbimi dhe
aksesorë
21.1
Pjesët e këmbimit dhe
aksesorët
Këto simbole tregojnë pjesët origjinale
të këmbimit të STIHL dhe aksesorët
origjinalë të STIHL.
STIHL rekomandon të përdorni pjesë këmbimi
origjinale të STIHL dhe aksesorë origjinalë të
STIHL.
Pjesët e këmbimit dhe aksesorët nga prodhues
të tjerë nuk mund të vlerësohen nga STIHL për
sa u përket besueshmërisë, sigurisë dhe
përshtatshmërisë pavarësisht monitorimit të
vazhduar të tregut, si dhe STIHL nuk mund të
garantojë për përdorimin e tyre.
Pjesët origjinale të këmbimit të STIHL dhe
aksesorët origjinalë të STIHL ofrohen nga
shitësit e posaçëm të STIHL.
21.2
Pjesë të rëndësishme rezervë
– Thika: 6350 702 0105
– Vida e thikës: 9008 319 9028
– Rondela: 0000 702 6600
22 Deponimi
22.1
Hedhja e korrëses së barit
Informacioni i hedhjes mund të merret nga
pushteti vendor ose nga shitësi i STIHL.
Hedhja e papërshtatshme mund të dëmtojë
shëndetin publik dhe të ndotë mjedisin.
► Transportojini produktet STIHL, duke përfshirë
paketimin, në një pikë të përshtatshme
grumbullimi për riciklim në përputhje me
rregulloret vendore.
► Mos e hidhni me mbeturinat shtëpiake.
23 Deklarata konform BE
23.1
Korrëse bari STIHL RMA 248.0
STIHL Tirol GmbH
Hans Peter Stihl-Straße 5
6336 Langkampfen
Österreich
deklaron me përgjegjësinë e saj të vetme se
– Lloji i konstruksionit: Korrëse bari me
akumulator
– Emri i markës: STIHL
– Tipi: RMA 248.0
– Gjerësia e prerjes: 46 cm
0478-131-9861-B