Descargar Imprimir esta página

Dolmar EM-370 Manual De Instrucciones Original página 220

Cortadora de cesped
Ocultar thumbs Ver también para EM-370:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 54
6. RREGULLIMI I LARTËSISË SË
PRERJES
Lartësia e prerjes rregullohet duke vendosur rrotat në
vrimat e caktuara.
Të gjitha rrotat duhet të jenë në të njëjtën lartësi.
Lartësia (e diskut nga toka) mund të rregullohet nga
20 mm deri në 55 mm (3 pozicione të lartësisë). (Fig. 14)
Pozicioni më i ulët: 20 mm (pozicioni (1)); rregullimi i
mesëm: 40 mm (pozicioni (2)); rregullimi më i lartë:
55 mm (pozicioni (3)).
PARALAJMËRIM: Hiqni kordonin elektrik nga
furnizimi me energji elektrike.
PARALAJMËRIM: Bëjeni këtë rregullim vetëm
pasi disku të ketë ndaluar.
7. PARALAJMËRIMET PËR
SIGURINË
a) Gjithmonë përdoreni me deflektorin ose mbledhësen e
barit në pozicionin e saktë.
b) Gjithmonë ndaloni motorin përpara se të hiqni
mbledhësen e barit ose të rregulloni lartësinë e
pozicionit të prerjes.
c) Përpara se të nisni prerjen hiqni të gjithë objektet e
huaja nga sheshi që makineria mund t'i përplasë tej.
Ndërkohë që kositni, hapni sytë për ndonjë objekt të
huaj që mund t'ju ketë shpëtuar. (Fig. 15)
d) Asnjëherë mos e ngrini pjesën e pasme të kositëses
ndërkohë që ndizni motorin ose gjatë përdorimit
normal. (Fig. 16)
e) Asnjëherë mos vendosni duart ose këmbët poshtë
sotokartit ose në marmitën e pasme ndërkohë që
motori është në punë. (Fig. 17)
8. NDEZJA
Përpara se ta lidhni kositësen e barit me rrymën elektrike
sigurohuni që tensioni i furnizuar të jetë 230 V ~ 50 Hz.
Përpara se të ndizni kositësen e barit, montoni kordonin
zgjatues në varësen e kabllos. (Fig. 18)
Kur kositësja e barit të jetë lidhur me energjinë elektrike,
do të ndizet drita treguese. (Fig. 19)
Ndizeni motorin si më poshtë. (Fig. 20)
a) Shtypni butonin e sigurisë (1).
b) Ndërkohë, tërhiqni dorezën e çelësit (2) dhe mos e
lëshoni.
Shtyjeni kositësen e barit manualisht kur motori është në
punë.
Nëse lëshoni dorezën e çelësit, motori do të ndalojë.
KUJDES: Disku nis të rrotullohet sapo motori të
ndizet.
PARALAJMËRIM: Elementet prerëse vazhdojnë
të rrotullohen pasi motori të jetë fikur.
220
9. DISKU
Disku është i përbërë nga çeliku i presuar. Do të jetë e
nevojshme që ai të riformohet vazhdimisht (me një disk
mprehës).
Sigurohuni që të jetë gjithmonë i ekuilibruar (një disk i
paekuilibruar do të shkaktojë dridhje të rrezikshme). Për
të kontrolluar ekuilibrin, fusni një shufër të rrumbullakët në
vrimën qendrore dhe mbështeteni diskun në pozicion
horizontal. (Fig. 21) Një disk i ekuilibruar do të mbetet në
pozicion horizontal. Nëse disku nuk është i ekuilibruar,
skaji më i rëndë anon nga përpara. Riformoni skajin e
rëndë derisa disku të jetë e ekuilibruar. (Fig. 22) Për të
hequr diskun (2), zhvidhosni vidën e diskut (3). (Fig. 23,
Fig. 24, Fig. 25)
Kontrolloni kushtet e ventilatorit (1) dhe ndërroni të gjitha
pjesët e dëmtuara. (Fig. 23)
Gjatë rimontimit, sigurohuni që pjesa e përparme e
skajeve prerëse të jetë në drejtimin e rrotullimit të motorit.
Vida e diskut (3) duhet të shtrëngohet me forcën
rrotulluese 20-25 Nm.
PARALAJMËRIM: Për
shërbim, ndërroni diskun me:
vetëm me DOLMAR 263001422
(për EM-330) dhe DOLMAR
263001414 (për EM-370).
10. KORDONËT ZGJATUES
Duhet të përdorni vetëm kordonë zgjatues për përdorim të
jashtëm, prej PVC-je ose kordon prej gome për ngarkesë
normale me diametër jo më të vogël se 1,0 mm
Përpara përdorimit kontrolloni rrymën elektrike dhe
kordonët zgjatues për shenja dëmtimi gjatë përdorimit,
shkëpusni kordonin për shenja dëmtimi ose vjetërsimi.
Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni
menjëherë nga rryma elektrike. MOS E PREKNI
KORDONIN PARA SE TË SHKËPUSNI RRYMËN
ELEKTRIKE. Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni është
dëmtuar ose konsumuar. Mbajeni kordonin zgjatues larg
elementeve prerëse.
PARALAJMËRIM: Sigurohuni gjithmonë që
hapësirat për ajrosje të mos kenë papastërti.
11. MIRËMBAJTJA DHE KUJDESI
PARALAJMËRIM: Përpara se të kryeni shërbime
mirëmbajtjeje ose pastrimi, gjithmonë hiqni prizën!
Mos e spërkatni njësinë me ujë. Hyrja e ujit mund të
shkatërrojë njësinë e kombinacionit çelës-spinë dhe
motorin elektrik. Pastroni njësinë me një copë, furçë dore,
etj.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues,
alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje,
deformime ose krisje.
2
.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Em-330