5. Rregullimi dhe fiksimi i këndit të daltës
Dalta mund të rregullohet në 12 pozita të ndryshme
(në inkremente prej 30°). Kjo siguron që daltat e
rrafshta dhe ato me formë mund të vendosen në pozitat
optimale për punë.
Duke shtypur selektorin përpara siq është treguar në
diagramin mëposhtë, rregulloni këndin e dëshiruar në
drejtim të akrepave të orës ose anasjelltas dhe pastaj
lështojeni selektorin, Kështu selektori do të ingranohet
me boshtin e matrapikut duke parandaluar rrotullimin e
daltës.
Rregullimi i këndit të daltës
6. Kohëzgjatja e punës
Veglat duhet përdorur (operuar) në intervale kohore si
vijon;
• Kohëzgjatja punuese : 30 s
• Pushimi : 90 s
Mirëmbajtja
1. Kontrollimi i veglës (dalta me majë)
Përdorimi i daltës së topitur (konsumuar) do të shkaktojë
mbingarkesën e motorit dhe pakëson efikasitetin e
punës. Mprehni daltën ose zëvendësojeni me të re.
2. Kontrollimi i bulonave
Kontrolloni nëse janë liruar bulonat. Nëse po, shtrën-
goni mirë.
Zëvendësimi i bulonave duhet të bëhet në Würth duke
përdorë vetëm pjesë origjinale, përndryshe komutatori
mund të konsumohet shpejtë duke i shkurtuar jetëg-
jatësinë e veglës.
3. Montimi i motorit
Komutatori paraqet pjesën kryesore të veglës.
Keni kujdes të mos gërvishtni apo të derdhni vaj ose ujë
52
Selektori
Fiksimi i këndit të daltës
në sipërfaqen e tij.
4. Magazinimi pas përdorimit
Ruajeni veglën në vend të thatë dhe larg
qasjes nga fëmijët.
5. Riparimi
Nëse vegla nuk punon siq duhet, MOS
provoni ta gjeni problemin vetë dhe ta
riparoni vetë. Kontaktoni qendrën më
të afërt të servisit të autoriazuar për ta
riparuar.
6. X kabllo
Nëse kabllo e furnizimit me rrymë të veglës dëmtohet,
duhet ndërruar nga kabllo speciale e cila sigurohet
përmes servisit.
7. Ndërrimi i karbonçinave (brushat e karbonit)
Kur karbonçinat shpenzohen, maja siguruese do të dalë
jashtë, duke parandaluar prekjen e komutatorit dhe
mekaninizmit ashtuqë vegla ndalet dhe nuk punon më
Në këso raste, të dy karbonçinat duhet ndërruar me të
reja, duke përdorë ato origjinale nga prodhuesi.
Komutatori
(rotori)
8. Mbushja me yndyrë lubrifikuese (CH 5-SE)
Meqë këto vegla janë të mbyllura (izoluara) mirë,
pluhuri nuk depërton dhe nuk ka rrjedhje të yndyrës,
kështu nuk nevojë rimbushje me yndyrë për një kohë të
gjatë.
• Ndërrimi i yndyrës
Maja siguruese
karbonçinat
Heqni kapakun e poshtëm
me kaçavidë të tipit +
Heqni kapakun e karbonçi-
nave duke përdorë kaçavidë
të tipit -.
Ndërroni karbonçinat në të
dy anët me ato të reja dhe
fiksoni kapakun e brushave.