PARALAJMËRIM
Mos përdorni brenda dhomës së
ruajtjes së ushqimit asnjë pajisje
elektrike që nuk është e miratuar nga
prodhuesi.
Zëvendësimi ose mirëmbajtja e
dritave LED është menduar të bëhet
nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit
ose personi i ngjashëm i kualifikuar.
KUJDES
Pajisja nuk është e përshtatshme
për ruajtjen dhe ftohjen e barnave,
plazmës së gjakut, preparateve
laboratorike ose substancave dhe
produkteve të ngjashme, bazuar në
Direktivën 2007/47/EC të Pajisjeve
Mjekësore.
KUJDES
Mos ruani në dhomën e ngrirjes birrë,
pije ose lëngje të tjera që ndodhen
nëpër shishe apo enë të mbyllura
mirë!
Shishet, kanaçet, etj. mund të thyhen
kur ngrijnë dhe mund të shkaktojnë
lëndime personale dhe/ose dëmtime
të pronës.
AL
7