Descargar Imprimir esta página

honor RHE-B19 Guia De Inicio Rapido página 55

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 12
Gjatë karikimit, përshtatësi duhet të futet në një prizë afër dhe lehtësisht të aksesueshme. Përdorni përshtatës energjie dhe karikues të
miratuar.
Konsultohuni me mjekun dhe prodhuesin e pajisjes për të përcaktuar nëse përdorimi i kësaj pajisjeje mund të ndërhyjë në funksionimin e
pajisjeve tuaja mjekësore.
Ky produkt nuk është projektuar për të qenë një pajisje mjekësore dhe nuk ka për qëllim që të diagnostikojë, kurojë apo të parandalojë
sëmundjet. Të gjitha të dhënat dhe matjet duhet të përdoren vetëm për referenca personale.
Nëse ndjeni shqetësime në lëkurë kur e keni të vendosur pajisjen, hiqeni dhe konsultohuni me një mjek.
Pastroni portën e karikimit përpara se ta karikoni.
Rekomandohet mbikëqyrje nga të rriturit nëse fëmijët do ta përdorin ose do të bien në kontakt me këtë produkt.
Fikni pajisjen me valë kur kjo gjë kërkohet në spitale, klinika ose qendra të kujdesit shëndetësor. Këto kërkesa janë projektuar për të ndaluar
ndërhyrjen e mundshme me pajisje të ndjeshme mjekësore.
Disa pajisje me valë mund të ndikojnë në performancën e aparateve të dëgjimit ose të stimuluesve kardiakë. Konsultohuni me ofruesin e
shërbimit për më shumë informacione.
Prodhuesit e stimuluesve kardiakë rekomandojnë që të mbahet një distancë minimale prej 15 cm ndërmjet një pajisjeje dhe një stimuluesi
kardiak, për të mos lejuar interferencat e mundshme te stimuluesi kardiak.
Nëse përdorni stimulues kardiak, mbajeni pajisjen në anën e kundërt të stimuluesit kardiak dhe mos e mbani në xhepin e përparmë.
Gjatë përdorimit të pajisjes respektoni ligjet dhe rregulloret vendore. Për të reduktuar rrezikun e aksidenteve, mos e përdorni pajisjen me valë
gjatë drejtimit të automjetit.
Për të parandaluar dëmtimin e pjesëve të pajisjes ose qarqeve të brendshme, mos e përdorni në mjedise me pluhur, tym, lagështi ose
papastërti, ose afër fushave magnetike.
Mos e përdorni, ruani ose transportoni pajisjen në mjedise ku ruhen lëndë të ndezshme ose shpërthyese (për shembull, në një pikë karburanti,
depo nafte ose fabrikë kimikatesh). Përdorimi i pajisjes në këto mjedise rrit rrezikun e shpërthimit ose zjarrit.
Hidheni pajisjen, baterinë dhe aksesorët sipas rregulloreve vendore. Ato nuk duhet të hidhen te mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Përdorimi i
papërshtatshëm i baterisë mund të çojë në zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera.
Nëse ka rrjedhje të baterisë, sigurohuni që elektroliti të mos jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën ose sytë tuaj. Nëse elektroliti prek
lëkurën tuaj ose nëse spërklat prekin sytë tuaj, shpëlajeni menjëherë me ujë të pastër ose konsultohuni me një mjek.
Gjatë karikimit të pajisjes, sigurohuni që përshtatësi i energjisë të jetë i lidhur në një prizë pranë pajisjeve dhe të jetë lehtësisht i aksesueshëm.
Shkëputeni karikuesin dhe pajisjen nga prizat elektrike kur nuk janë në përdorim.
Pajisjet me valë mund të ndërhyjnë me sistemin e fluturimeve ajrore. Mos e përdorni pajisjen aty ku nuk lejohen pajisjet me valë sipas
rregullores së kompanisë ajrore.
Fikni pajisjen me valë kurdo që udhëzoheni nga stafi i aeroportit ose linjës ajrore. Konsultohuni me stafin e linjës ajrore rreth përdorimit të
pajisjeve me valë në avion. Nëse pajisja juaj ofron "modalitetin e fluturimit", kjo duhet të aktivizohet përpara se të hipni në avion.
Sigurohuni që ushqyesi të përmbushë kërkesat e klauzolës Q.1 në IEC62368-1/EN62368-1 dhe të jetë testuar dhe miratuar sipas standardeve
kombëtare dhe vendore.
Mbroni pajisjen që mbahet në trup dhe aksesorët e saj nga goditjet dhe dridhjet e forta, gërvishtjet dhe sendet e mprehta; këto mund të
dëmtojnë pajisjen tuaj.
Sigurohuni që pajisja që mbahet në trup dhe aksesorët e saj të qëndrojnë të pastër dhe të thatë. Gjatë stërvitjeve, pajisja që mbahet në trup
nuk duhet shtrënguar shumë fort, por as nuk duhet të rrijë lirshëm. Pastroni kyçin e dorës dhe pajisjen pas stërvitjes. Shpëlani dhe thani pajisjen
për ta pastruar atë përpara se ta rivendosni në punë.
Nëse pajisja që mbahet në trup është projektuar për t'u mbajtur gjatë notit ose dushit, sigurohuni që të pastroni rripin, të thani kyçin dhe
pajisjen përpara se ta rivendosni.
Përdorni pajisjen radio në kushte të mira marrëse, për të reduktuar sasinë e rrezatimit të marrë.
Mbani pajisjen radio larg barkut - për gratë shtatzëna.
Mbani pajisjen radio larg fundit të barkut - për adoleshentët.
Respektoni kufizimet e përdorimit specifik në vende të caktuara (spitale, avionë, stacione shërbimi, shkolla...).
Informacione për riciklimin dhe hedhjen pas përdorimit
Simboli në produkt, bateri, literaturë ose paketim do të thotë që produktet dhe bateritë, në fund të jetëgjatësisë së tyre, duhet të dërgohen
në pika të veçanta të grumbullimit të mbetjeve të përcaktuara nga autoritetet vendore. Kjo do të sigurojë që mbetjet nga pajisjet elektrike dhe
elektronike (EEE) të riciklohen dhe trajtohen në një mënyrë që ruan materialet e vlefshme dhe mbron shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Për më
shumë informacion, ju lutemi kontaktoni autoritetet vendore, shitësin me pakicë ose shërbimin e grumbullimit të mbetjeve shtëpiake ose vizitoni
faqen e internetit https://www.hihonor.com/.
Reduktimi i lëndëve të rrezikshme
Kjo pajisje dhe të gjithë aksesorët e saj elektrikë janë në përputhje me rregullat vendore të zbatueshme për kufizimin e përdorimit të disa
substancave të rrezikshme në pajisjet elektrike dhe elektronike, siç janë rregulloret e EU REACH, RoHS dhe të baterive (sipas rastit) etj. Për
deklaratat e konformitetit mbi REACH dhe RoHS, vizitoni faqen e internetit https://www.hihonor.com/global/legal/certification/.
Pajtueshmëria me rregulloret e BE-së
Deklaratë
Me anë të kësaj, Honor Device Co., Ltd. deklaron se kjo pajisje RHE-B19 është në përputhje me direktivat e mëposhtme: Direktiva "Për pajisjet
radio" (RED) 2014/53/BE, Direktiva "Për kufizimin e substancave të rrezikshme" (RoHS) 2011/65/BE.
Versioni më i fundit dhe më i vlefshëm i DoC (Deklaratës së konformitetit) mund të shikohet te
https://www.hihonor.com/global/legal/certification/.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
Respektoni rregulloret kombëtare dhe vendore të vendit ku përdoret pajisja.
Përdorimi i kësaj pajisjeje mund të jetë i kufizuar, në varësi të rrjetit lokal.
Informacion për ekspozimin ndaj radiofrekuencave
Pajisja juaj është një radiodhënëse-radiomarrëse me fuqi të ulët. Siç rekomandohet nga udhëzimet ndërkombëtare, pajisja është projektuar që të
mos kalojë kufijtë e vendosur nga Komisioni Evropian për ekspozimin ndaj valëve radio.
Brezat e frekuencës dhe fuqia
53

Publicidad

loading