Manual për kryerjen e shërbimeve nga përdoruesi
1. Mund të kontrolloni në http://samsung.com për të marrë informacion se ku të blini pjesë zëvendësuese.
2. Vizitoni faqen për blerjen e pjesëve dhe vendosni kodin e modelit të produktit tuaj për të kontrolluar
pjesët që janë të disponueshme për blerje. Kodi i modelit është i etiketuar në anën e jashtme të produktit.
-
Kodin e modelit dhe versionin mund t'i kontrolloni në etiketën e barkodit që gjendet në pjesën e
poshtme majtas të produktit.
3. Për pjesët zëvendësuese, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustruar në këtë manual.
-
Pjesët të cilave mund t'u kryhen shërbime nga përdoruesi kufizohen te dorezat (vetëm disa modele),
guarnicionet, sirtarët dhe menteshat.
SHËNIM
Në rast riparimi nga një ofrues i paautorizuar shërbimi, vetëriparimit, apo riparimit të produktit nga persona
të pakualifikuar, "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem
tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin pa ndjekur me
kujdes këto udhëzime riparimi dhe mirëmbajtjeje. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për
të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certifikuar nga "Samsung"
nuk do të mbulohet nga garancia.
KUJDES
•
Emri i pjesës së renditur në faqe mund të ndryshojë nga ai i përmendur në këtë manual. Ju lutemi
sigurohuni të zgjidhni emrin e duhur të pjesës
•
Zëvendësimi i menteshave duhet të kryhet me kujdes maksimal sepse përfshin shkëputjen e derës.
•
Sigurohuni të mbani doreza sigurie ndërsa kryeni riparimet.
RB7300T_User-servicing-manual_SQ.indd 1
Shqip
2020-11-19 PM 5:57:14