Descargar Imprimir esta página

Imetec Zerocalc Z3 3900 Instrucciones De Uso página 79

Plancha a vapor

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 21
KUJDES! Mos përdorni ujin e tharësve, ujin e kondicionerëve,
të tharëses së rrobave, ujin e filtruar me zbutës ose ujin e
shiut.
Bojleri mund të përmbajë ujë sepse çdo produkt testohet përpara se të nxirret në treg.
Verifikoni nëse kablli i ushqimit me spinën (2) është shkëputur nga priza e korrentit.
Zhvendosni përzgjedhesin e avullit (10) në pozicionin e avullit të mbyllur [Fig. C].
Hapni kapakun për mbushjen e ujit (9).
Vendosni hekurin në mënyrë që të thjeshtoni futjen e ujit në zgavrën e duhur dhe shmangni tejmbushjen.
Hidhni me ngadalë ujin në depozitë (6) duke përdorur enën matëse (13) [Fig. B].
Mos e tejkaloni nivelin maksimal të dhënë mbi depozitë (6).
Mbyllni kapakun për mbushjen e ujit (9).
NDEZJA
Vendosni hekurin në pozicion vertikal.
Futeni kabllin e ushqimit bashkë me spinën (2) në prizën e korrentit.
Për të ndezur hekurin, vendoseni çelësin ndezës (3) në pozicionin e ndezur.[Fig.D]
Ndezja e dritës së kontrollit të temperaturës së piastrës (1) tregon se hekuri eshtë në fazë ngrohjeje.
Prisni që drita e kontrollit të temperaturës së piastrës (1) të fiket përpara se të filloni hekurosjen
TEKNOLOGJIA INTELLIVAPOR
Ky hekur me avull është i pajisur me teknologjinë "Intellivapor", i cili mundëson hekurosjen e të gjithë
tipeve të materialeve, pa qenë nevoja të rregulloni temperaturën e piastrës.
Për hekurosjen e parë është e këshillueshme të vendosni një mbulesë midis hekurit dhe
pëlhurës që duhet hekurosur.
Përpara se të filloni hekurosjen, lëshoni një spërkatje avulli mbi mbulesën, duke e mbajtur
hekurin të ngritur për të lejuar daljen e ujit të kondensuar të mbetur.
Pëlhurat me keto simbole nuk mund të hekurosen:
FUNKSIONI ECO
Aparati është i pajisur me një teknologji në gjëndje të optimizojë prodhimin e avullit dhe si rrjedhoje, të
reduktojë konsumin e energjië elektrike.
Për të aktivizuar funksionin Eco, zhvendosni përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin me avull ECO.
HEKUROSJE PA AVULL (NË TË THATË)
Për të hekurosur pa avull, ndiqni udhëzimet e seksionit "hekurosje me avull" duke e lënë përzgjedhësin
e avullit (10) në pozicionin e avullit të mbyllur.
HEKUROSJE ME AVULL
Zhvendosni perzgjedhësin e avullit (10) në një pozicion midis pozicionit të avullit të mbyllur dhe pozicionit
të avullit maksimal në bazë të sasisë së dëshiruar të avullit.
Nxjerrja e avullit në vazhdimësi ndodh vetëm duke lëvizur hekurin në pozicion horizontal.
Pezullimi i avullit në vazhdimësi mund të arrihet duke e mbështetur hekurin në pozicionin vertikal ose
duke e zhvendosur përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin e avullit të mbyllur.
Gjatë hekurosjes, drita e kontrollit të temperaturës së piastrës do të ndizet me intervale, duke
treguar se temperatura do të ruhet.
SQ
77

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

9245N7804