SUPER-AVULL DHE AVULL NE VERTIKAL
Shtypni butonin për super-avull (12) për të gjeneruar një spërkatje të fuqishme me avull.
Prisni disa sekonda nga një presion tek tjetri [Fig. E].
Shtypni me intervale butonin e super-avullit (12) për hekurosjen vertikalisht (tenda, rroba të varura, etj.).
SHËNIM: Ndaloni së përdoruri butonin super-avull (12) kur ndizet drita e kontrollit
të temperaturës së piastrës (1) dhe vazhdoni hekurosjen vetëm kur drita të fiket, për të
shmangur rrjedhjen e pikave të ujit nga piastra.
FUNKSIONI SPRAY
Kontrolloni që të ketë ujë në bojler (6).
Shtypni butonin spray (11) me ngadalë (për të arritur një spërkatje të dendur) ose shpejt (për të arritur
një spërkatje të atomizuar) [Fig. F].
Njomni pëlhurat delikate përpara se të hekurosni duke përdorur funksionin spray ose
përndryshe, vendosni midis hekurit dhe pëlhurës një mbulesë të njomë. Mos e përdorni
funksionin spray për pëlhura mëndafshi ose sintetike.
BOSHATISJA
Për të fikur hekurin, vendoseni çelësin ndezës (3) në pozicionin e fikurr.[Fig.D].
Nxirreni kabllin e ushqimit bashkë me spinën (2) nga priza e korrentit.
Hapni kapakun për mbushjen e ujit (9).
Boshatisni depozitën (6) duke e kthyer hekurin kokëposhtë dhe duke e shkundur lehtësisht.
Lëreni hekurin të ftohet plotësisht.
Vendoseni hekurin gjithmonë në pozicion vertikal.
SQ
SHËNIM: Nëse parashikohet të mos përdoret aparati për shumë javë, prisni që aparati
të jetë plotësisht i ftohtë përpara se ta boshatisni plotësisht depozitën e ujit duke ndjekur
udhëzimet në paragrafin e posaçëm.
Pasi e rindizni, mbushni përsëri depozitën e ujit, siç tregohet në paragrafin e saj.
SISTEMI ANTI-KALKAR ZEROCALC
Tre filtra të veçantë rrëshire, të vendosur brenda depozitës së ujit, ulin ngurtësinë e ujit dhe kufizojnë
formimin e kalkarit në piastër. Këta filtra rrëshire janë të përhershëm dhe nuk kanë nevojë të
zëvendësohen.
SISTEMI CALC CLEAN
Funksioni lejon pastrimin e pjesës së brendshme të piastrës (7) nga mbetje kalkari ose papastërti të tjera.
Këshillohet të kryhet pas çdo 5 - 10 përdorimesh.
Mbusheni depozitën (6) deri në nivelin maksimal të mbushjes [Fig. B].
Zhvendosni përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin e avullit të mbyllur [Fig. C].
Prisni që drita e kontrollit të temperaturës së piastrës (1) të fiket.
Hiqni kabllin e ushqimit me spinë (2) nga priza e korrentit dhe vendoseni hekurin shpejt në pozicion
horizontal mbi një lavaman.
Shtypni butonin Calc-Clean (4) duke e mbajtur të shtypur derisa nga piastra e hekurit (7) të dalin ujë i
vluar, avull dhe papastërti të mundshme apo kalkar.
Pasi të jetë ftohur, pastroni piastrën e hekur (7) me një leckë të njomë.
78
FUNDI I PËRDORIMIT
MIRËMBAJTJA DHE RUAJTJA