Descargar Imprimir esta página

Lorelli PORTOFINO Instrucciones De Uso página 47

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 48
KUJDES! Në disa raste, nga bateritë mund të rrjedhin lëngje që mund të shkaktojnë djegie kimike ose të
dëmtojnë produktin. Për të parandaluar rrjedhjen e baterisë:
- Futni bateritë siç tregohet brenda ndarjes së baterive.
- Mos karikoni bateritë që nuk rikarikohen.
- Mos përzieni lloje të ndryshme baterish ose bateri të reja dhe të përdorura.
- Futni bateritë me polaritetin e duhur /+ dhe -/.
- Bateritë e konsumuara duhet të hiqen nga produkti. Hidhni bateritë në mënyrë të sigurt. Mos i hidhni bateritë në
zjarr. Bateritë mund të shpërthejnë ose të rrjedhin. Mbani bateritë e përdorura larg fëmijëve.
- Mos lidhni bateritë me qark të shkurtër.
- Nëse nuk e përdorni këtë produkt për një kohë të gjatë, ju lutemi hiqni bateritë.
- Përdorni vetëm bateri identike ose bateri të të njëjtit lloj siç rekomandohet.
- Hiqni bateritë nga produkti përpara se t'i karikoni.
- Nëse përdorni bateri të rikarikueshme, karikimi duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e një të rrituri.
- Përshtatësi i përdorur me produktin duhet të kontrollohet rregullisht për dëmtime të kabllos, spinës, trupit dhe
pjesëve të tjera, dhe në rast të një dëmtimi të tillë nuk duhet të përdoret.
- Produkti duhet të përdoret vetëm me përshtatësin e rekomanduar.
- Kur përdorni një përshtatës, mbajeni përshtatësin larg fëmijëve!
Bateritë përmbajnë substanca që mund të ndotin mjedisin. Mos i hidhni bateritë së bashku me mbeturinat e
zakonshme shtëpiake, por i dorëzoni ato në një pikë grumbullimi të specializuar për bateritë. Hiqeni gjithmonë
baterinë përpara se ta hidhni pajisjen ose ta dorëzoni në një pikë zyrtare të grumbullimit të mbeturinave.
E RËNDËSISHME! Pas skadimit të afatit të përdorimit të pajisjes, mos e hidhni bashkë me mbeturinat e
zakonshme shtëpiake, por dorëzojeni në një pikë zyrtare grumbullimi ku mund të riciklohet. Në këtë mënyrë ju
ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit.
4. Rregulloni pjerrtësinë e ulëses duke shtypur njëkohësisht dy butonat në anët e ulëses dhe rrotulloni përpara ose
prapa.
5. Mekanizëm për fiksim. Që të përdorni si ulëse stacionare, shtypni butonin për bllokim. Fotografia 10
Kujdes: Opsioni elektrik për lëkundje, duhet të fiket kur djepi është fiksuar, pasi kjo mund të ushtrojë
ndikim mbi jetëgjatësisë së motorit!
6. Palosje. 1. Palosni ulësen ; 2 .Qëndroni para njërës këmbë dhe shtypni njëkohësisht butonat nga të dyja anët
për palosje të themeleve vertikale dhe palosni. Kjo procedurë duhet të bëhet edhe për këmbën tjetër. Fotografia
11; 3. Lidheni shiritin e ulëses.
7. Lidheni rripin me kapësen siç është treguar në fotografinë 12.
Kujdes : Gjithnjë përdorni sistemin e sigurisë ! Fotografia 13 Vendosni fëmijën në ulësen. V[ni mbështetësen e
rripit midis këmbëve të fëmijës. Lidheni rripin për belin nga çdo anë të mbështetësen. Lidheni çdo rrip kështu që
fëmija të jetë lidhur mire. Kontrolloni a është lidhur mire rripi duke e tërhequr.
Rregullimi i gjatësisë së rripit: Rregulloni rripat e barkut përmes shtypjes së butonit dhe lëvizjes të kapëses
(Fotografia 14) dhe rripat e supeve përmes lëvizjes së kapëses (Fotografia 15).
Për pastrim, ju lutemi referojuni udhëzimeve të etiketës. Udhëzime për larjen e tapicerisë:
Lani me dorë në maksimum 30°C dhe me një detergjent të butë. Mos hekurosni. Mos pastroni në mënyrë
kimike. Mos zbardhoni. Mos thajeni në makinë tharje. Thajeni në mënyrë natyrale.
Kontrolloni qëndrueshmërinë e pëlhurave dhe qepjeve pas çdo larjeje. Mos e lini produktin të ekspozuar në
diell për një periudhë të gjatë kohore; pëlhurat mund të zbardhen. Korniza mbështetëse, harkorja e lodrës:
fshijeni me një leckë të pastër të lagur dhe sapun të butë dhe thajeni mirë. Mos përdorni pastrues të fortë ose
gërryes. Mos e lani kornizën mbështetëse me ujë. Mos e zhytni harkorja e lodrës në ujë.
1. Hiqni bateritë dhe ruani nga fëmijët.
INFORMACION PËR SIGURIN E BATERISË
PËRDORIM I RRIPAVE
PASTRIMI DHE KUJDESI
RUAJTJA
47

Publicidad

loading