Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi
ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun
nga rryma elektrike duke hequr
spinën ose duke ulur siguresës e
përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e fi ltrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes: Mosrespektimi i rregullave
të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik
zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme
të mundshme tek motorri, për zjarre të
shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
Filtri antiyndyrë
Fig. 1-16
Duhet të pastrohet një herë në muaj (ose
kur sistemi i treguesit të bllokimit të fi ltrave-
nëse është parashikuar në modelin në
zotërim- tregon këtë nevojë), me ilaç larës
jo agresivë, me dorë ose në makinë larëse
me temperaturë të ulët dhe me cikle të
shkurtër.
Me larjen në makinë larëse fi ltri antiyndyrë
mund të çngjyroset por karakteristikat e tij
të fi ltrimit nuk ndryshojnë aspak.
Filtri prej karboni aktiv
(Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 15
Type 20 LONG LIFE – Filtër prej karboni
aktiv që mund të lahet
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy
muaj me ujë të ngrohtë dhe detergjentë të
përshtatshëm ose në makinë larëse në 65°C
(në rastin kur lahet në makinë larëse përdor
ciklin e plotë të larjes pa enë brenda).
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar fi ltrin, më
pas hiqeni dyshekun e vogël të vendosur
në brendësi të shasisë prej plastike dhe
vendoseni në furrë për 10 minuta në 100 ˚C
për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet
dhe sa herë që lecka të jetë dëmtuar.
Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që
NUK lahet
Bllokimi i fi ltrit të karbonit vërehet pas një
përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të
kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të fi ltrit
të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të
zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
Zëvendësimi i Llambave
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat
sigurohuni që të jenë ftohur.
Përdorni vetëm llambë alogjene me kandelë
Ø35mm E14 28W.
progress 83