a) Vendosni pajisjen në sipërfaqe stabile dhe rezistente ndaj nxehtësisë
b) Shkundeni rezervoarin
c) Mbusheni me ujë nga çezma ose me ujë të demineralizuar. Kapaciteti i
rezervoarit të ujit është 1.2litra.
d) Futni prizën në folenë e murit dhe kyqni pajisjen.
e) Kyqni hekurin duke shtypur butonin on/off ku do të ndizet drita; treguesi i
dritës që tregon se hekuri është duke punuar do të ndizet gjithashtu.
f) Rregulloni levën e temperaturës për të zgjedhur llojin e pëlhurave që
dëshironi të hekurosni.
Shënim: Nëse dëshironi të përdorni hekurosje me avull, ju sugjerojmë që
të rregulloni numrin e temperaturës në MAX.
Kur të shkyqet drita e treguesit të punës së hekurit, pajisja do të jetë e
gatshme për përdorim.
Shënim: Gjatë gjithë kohës së funksionimit, treguesi i dritës së operimit
do të kyqet dhe do të shkyqet në intervale të çrregullta dhe kjo është
normale.
g) Rregulloni vrushkullin e ajrit duke kthyer butonin e temperaturës së avullit.
Për të nxjerrë vrushkullin e avullit, shtypni butonin e avullit.
Nëse avulli ndalon të dalë, kjo është ndoshta sepse nuk ka më ujë në
rëzervuar. Në mënyrë që të vazhdoni hekurosjen, ndiqni instruksionet në
paragrafin "FURNIZIMI ME UJË GJATË OPERIMIT".
h) Modaliteti ECO:
Nëse keni nevojë për shkallë më të ulët të avullit, shtypeni me kohë
butonin e shkyqjes nga rryma për 2 sekonda, lironi ndërprerësin për të
nisur modalitetin ECO (Ky modalitet është i bazuar në efiqencën e
energjisë, shkalla e avullit është më e ulët). Për modalitetin ECO, i gjithë
funksioni është saktësisht i njëjtë me regjimin normal, përveç kur shkalla
e avullit është më e vogël. Nëse përdoruesi duhet të dalë në modalitetin
normal, shtypni pak më gjatë butonin e rrymës për 2 sekonda dhe
lëshojeni ndërprerësin e rrymës; nëse duhet të fikni hekurin, ju lutemi që
të shtypni ndërprerësin e rrymës.
Aktivizuesi i avullit