UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
• LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET
•Para përdorimit kontrolloni nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të pajisjes që gjendet në
tabelën e shkruar në fund të pajisjes.
•Gjithmonë shkyqni pajisjen para se të kyqni ose të shkyqni kabllon për furnizim nga priza. Largoni duke e
mbajtur prizën- mos e tërhiqni kabllin me forcë.
• Shkyqni pajisjen dhe kabllon për furnizim nga priza kur nuk jeni duke e përdorur pajisjen dhe para pastrimit.
• Mos e përdorni pajisjen me kabllo të zgjatur nëse kabllo nuk është kontrolluar dhe testuar nga ana e teknikut
ose serviserit të autorizar.
• Përdorimi i pajisjes nga ana e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara duhet të mbëhet nën mbikëqyrje.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me këtë pajisje.
• Aparati nuk është i destinuar për përdorim nga personat (duke përfshirë edhe fëmijët) me aftësi të zvogëluara
fizike, shqisore ose mendore, ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, përvec nëse janë nën mbikëqyrjen e
personave përgjegjës për sigurinë e tyre, ose nëse nga ata kanë marrë udhëzime për përdorimin e aparatit.
• Asnjëherë mos e lini pajisjen e kyqur pa mbikëqyrje
• Përdorni pajisjen vetëm në kuadër të destinimit të parashikuar
• Mos e lini pajisjen në afërsi ose në sipërfaqe të shporetit me plin ose të shporetit elektrik ose pajisje të tjera.
• Përkujdesuni që kabllo për furnizim gjatë përdorimit të mos varet nga skaji i tavolinës ose afër cfarëdo trupi
ngrohës.
• Mos e përdorni këtë pajisje nëse nuk është në gjendje të rregullt ose nëse është dëmtuar në cfarëdo mënyre.
Për të parandaluar rrezikun nga goditja elektrike, asnjëherë mos provoni që vetë ta rregulloni pajisjen. Ktheni
pajisjen në servisin më të afërm të autorizuar për kontroll dhe riparim.
• Mos e përdorni pajisjen në ambient të hapur dhe për qëllime komerciale.
• Hiqni kabllon për furnizim nga priza kur të përfundoni përdorimin e aparatit.
• Mos e futni pajisjen në ujë ose në cfarëdo lëngu tjetër.
PARA PËRDORIMIT TË PARË
Largoni tërë ambalazhin.
Pastroni pllakat ngrohëse me leckë të lagur ose me sfungjer.
Lyeni lehtë pllakat ngrohëse me vaj për gatim.
Kujdesuni që pajisja mos të futet në ujë.
NJIHUNI ME PAJISJEN TUAJ
Para se të filloni të përdorni aparatin tuaj për krepa duhet të njiheni me të gjitha pjesët e tij. Lexoni me kujdes të
gjitha udhëzimet dhe masat e sigurisë.
1
2
3
4
5
1. Pllaka e pangjitshme
2. Butoni
3. Indikatori i tensionit
elektrik (e kuqe)
4. Indikator i gatishmërisë (e
gjelbër)
5. Baza
2