UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
• LEXONI TË GJITHA INSTRUKSIONET
• Të përdoret vetëm me tension 220-240 V, 60 Hz. Të përdoret vetëm në amvisëri.
• Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezën ose butonat.
• Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, mos e zhytni kabllin, prizën ose pjesën e ngrohjes në ujë
ose ndonjë lëng tjetër.
• Nevojitet mbikëqyrje e rreptë nëse aparatin e përdorin fëmijët ose aparati përdoret në afërsi të tyre.
• Hiqni aparatin nga priza kur nuk e përdorni dhe para pastrimit. Pritni të ftohet para vënies ose ndarjes
së pjesëve, si dhe para pastrimit të aparatit.
• Mos punoni me aparatin nëse kablli i rrymës është i dëmtuar ose nëse aparati nuk punon ose është
dëmtuar në çfarëdo mënyre. Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, kurrë mos provoni që vetë të
rregulloni aparatin. Dërgojeni aparatin te serviseri i autorizuar për riparim. Rregullimi i gabueshëm i
aparatit mund të shkaktojë rrezik nga goditja elektrike gjatë përdorimit të aparatit.
• Përdorimi i pajisjes shtesë e cila nuk rekomandohet nga ana e prodhuesit mund të shkaktojë zjarrë,
goditje të rrymës ose rrezik nga lëndimi.
• Mos e përdorni në ambient të hapur ose për qëllime komerciale.
• Mos e lini kordonin e kabllit që të varet nga buza e tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër çfarëdo trupi
ngrohës.
• Mos e lini aparatin mbi ose në afërsi të flakës së nxehtë të pajisjeve të gazit, pajisjeve elektrike ose të
tjera.
• Shkyqeni aparatin kur të përfundoni përdorimin.
• Mos e përdorni aparatin me anë të tajmerit të jashtëm ose sistemit për teledirigjim.
• Kujdes të jashtëzakonshëm duhet pasur kur lëvizni një pajisje që përmban vaj të nxehtë ose lëngje të
tjera të nxehta.
PJESËT E APARATIT
1
2
3
4
6
. D oreza
2. S htëpiza e epërme
. P anelet dekorative
4. I ndikatori i gatishmërisë për punë
. b llësi për të orcuar dorezën
6. S htëpiza e poshtme
5