PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pakon. Mbani qeskën plastike
larg nga fëmijët.
• Ky aparat duhet përdorur vetëm për qëllimin, për të cilin është
projektuar, përkatësisht si makinë paketuese me vakum për përdorim
shtëpiak. Çdo përdorim tjetër konsiderohet i papërshtatshëm me
përdorimin e parashikuar dhe si rrjedhojë, i rrezikshëm.
PARALAJMËRIM! Çdo keqpërdorim i pajisjes mund të
shkaktojë lëndime.
• Përpara se të lidhni aparatin me rrjetin elektrik, kontrolloni që tensioni
dhe frekuenca të treguara tek të dhënat teknike të aparatit të jenë
në përputhje me ato të rrjetit elektrik të disponueshëm. Të dhënat
teknike gjenden mbi aparat dhe mbi ushqyes nëse i pranishëm (shiko
udhëzuesin ilustrues).
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe
nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose
SQ
me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse këta persona mbikëqyren ose
udhëzohen për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt si dhe duke
kuptuar rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
•
MOS e përdorni aparatin me duar të lagura ose këmbë të njoma
apo zbathur.
•
MOS e tërhiqni kabllin ushqyes ose vetë aparatin, për të hequr
spinën nga priza e korrentit.
•
MOS e tërhiqni e mos e ngrini pajisjen nga kablli ushqyes.
•
MOS e ekspozoni pajisjen ndaj lagështirës, kushteve të motit
(shiu, dielli, etj.) ose ndaj temperaturave ekstreme.
•
Pajisja nuk duhet të përdoret në ambient të jashtëm.
• MOS e lini pajisjen pa mbikëqyrje kur është në punë e sipër.
• Shkëputeni pajisjen gjithmonë nga energjia elektrike nëse e lini pa
mbikëqyrje si dhe para montimit, çmontimit, pastrimit si dhe kur
pajisja nuk po përdoret.
• Në rast prishjeje ose mosfunksionimi të aparatit, fikeni dhe mos e
ngacmoni. Për riparime të mundshme duhet kontaktuar vetëm një
qendër e asistencës teknike të autorizuar.
66