Asistenca Dhe Garancia - Imetec Q5901 Instrucciones De Uso

Ocultar thumbs Ver también para Q5901:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 22
Ambalazhi i produktit është i përbërë nga materiale të riciklueshëm. Mënjanojeni
ambalazhin në përputhje me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
Në bazë të direktivës 2012/19/BE për mbeturinat e aparateve elektrike dhe elektronike
(WEEE), simboli i kutisë së shënuar mbi aparat ose mbi kutinë e saj tregon që produkti
në fund të jetëgjatësisë së tij duhet të mblidhet në mënyrë të ndarë nga mbeturinat e
tjera.
Veç kësaj, përdoruesi duhet ta dorëzojë aparatin që do mënjanojë, pranë qendrave të
grumbullimit të diferencuar të mbeturinave elektrike dhe elektronike. Në alternativë të
një drejtimi të pavarur është e mundur të dorëzohet aparati që dëshirohet të eliminohet pranë
shitësit, në momentin e blerjes së një aparati të ri të të njëjtit tip. Përdoruesi mund t'i dorëzojë
produktet elektronike me përmasa më të vogla se 25 cm falas tek shitësit e produkteve
elektronike, të cilët kanë një sipërfaqe shitjeje të paktën 400 m
blerje. Grumbullimi i duhur i diferencuar për procedurën e mëtejshme për pajisjen e nxjerrë
nga përdorimi, që ka të bëjë me trajtimin dhe mënjanimin në mbrojtje të mjedisit, ndihmon në
shmangien e efekteve negative për ambientin dhe për shëndetin dhe promovon ripërdorimin
dhe/ose riciklimin e materialeve me të cilat përbëhet pajisja.
Aparati është i garantuar për një periudhë prej dy vjetësh nga data e dorëzimit. Vërtetohet nga
data e vendosur mbi etiketa/fatura (nëse lexohet qartësisht), vetëm nëse blerësi nuk provon
që dorëzimi është kryer më vonë.
SQ
Në rast defekti të produktit para datës së dorëzimit, garantohet riparimi ose ndërrimi i
aparatit pa shpenzime, duke përjashtuar vetëm nëse një nga zgjidhjet rezulton e tepërt ndaj
tjetrës. Blerësi ka detyrimin të denoncojë tek një Qendër Asistence të autorizuar, defektin e
përputhshmërisë brenda dy muajsh nga zbulimi i vetë defektit.
Kjo garanci nuk mbulon defektet ose dëmtimet e pjesëve, shkaktuar nga:
a. dëme nga transporti ose rënia aksidentale e produktit përtokë,
b. instalimi i gabuar ose papërshtatshmëria e sistemit elektrik,
c. riparimet ose ndryshimet e kryera nga persona të paautorizuar,
d. mirëmbajtja dhe pastrimi i pamjaftueshëm ose i pasaktë,
e. produkte dhe/ose pjesë të produkteve të konsumuara dhe/ose të konsumueshme, si dhe
kohë pune të reduktuara të baterive të rikarikueshme, nëse ka, për shkak të përdorimit
ose vjetërsisë.
f. mosrespektimit të udhëzimeve për funksionimin e aparatit, neglizhencës ose
mosmirëmbajtje në përdorim,
g. mbushja e pajisjes ose përdorimi i saj me ushqime që janë shprehimisht të ndaluara në
udhëzime (ushqime të forta, të nxehta të thata, etj.),
h. përdorimi me sasi ushqimesh më të mëdha se sa është dhënë tek udhëzimet,
i. vendosja e gabuar e thikave ose aksesorëve,
j. përdorimi duke tejkaluar afatet e këshilluara kohore,
k. futja aksidentale e lëngjeve në bazën e motorit, shkaktuar nga keqpërdorimi,
l. një kabëll i përdredhur ose shumë i përthyer, për shkak të neglizhencës.
Lista e mësipërme është vetëm një thjeshtësim dhe jo e plotë, sepse kjo garanci është
gjithashtu e përjashtuar për të gjitha ato rrethana që nuk mund të jenë rrjedhojë e defekteve
të fabrikimit të aparatit.
Garancia përjashtohet gjithashtu në të gjitha rastet e një përdorimi jokorrekt të pajisjes dhe në
rast përdorimi profesional.
72
MËNJANIMI

ASISTENCA DHE GARANCIA

dhe pa asnjë detyrim për
2

Publicidad

Capítulos

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido