www.electrolux.com
88
shtëpiak me qëllim eliminimin e
erërave nga kuzhina.
• Mos e përdorni kurrë aspiratorin
për qëllime të ndryshme nga ato
për të cilat është projektuar.
• Mos e lini kurrë flakën e lartë
nën aspirator kur është në punë.
• Rregulloni intensitetin e flakës në
mënyrë që ta drejtoni vetëm drejt
fundit të enës së gatimit, duke u
siguruar që të mos përfshijë anët.
• Fritezat duhet të kontrollohen
vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji
i mbinxehur mund të marrë flakë.
• Mos gatuani me mënyrën flambé
nën aspirator: mund të përhapet
zjarri.
• Ky aparat mund të përdoret
nga fëmijë me moshë jo më
pak se 8 vjeç e nga persona
me aftësi të reduktuara psiko-
fiziko-shqisore ose me përvojë
e njohje të pamjaftueshme, me
kusht që të kontrollohen me
vëmendje e të udhëzohen për
përdorimin në mënyrë të sigurtë
të aparatit e për rreziqet që ai
mbart. Sigurohuni në mënyrë që
fëmijët të mos luajnë me aparatin.
Pastrimi e mirëmbajtja nga ana e
përdoruesit nuk duhet të bëhen
nga fëmijët, përveç rasteve kur
janë të kontrolluar.
• KUJDES: pjesët e prekshme
mund të bëhen shumë të nxehta
gjatë përdorimit të aparateve të
gatimit.
3. MIRËMBAJTJA
• Simboli
mbi produktin ose mbi
ambalazhin e tij tregon se produkti
nuk mund të përpunohet si një
mbeturinë normale shtëpiake.
Produkti për t'u përpunuar duhet
të çohet pranë një qendre
të posaçme grumbullimi për
riciklimin e përbërësve elektrikë
dhe elektronikë. Duke u siguruar
se ky produkt është përpunuar
në mënyrë korrekte, do të
kontribuojmë për parandalimin e
pasojave potenciale negative për
mjedisin e për shëndetin që mund
të rrjedhë nga përpunimi i tij i
papërshtatshëm. Për informacione
më të detajuara për riciklimin e
këtij produkti, kontaktoni Komunën,
shërbimin vendor për përpunimin
e mbeturinave ose dyqanin ku
është blerë produkti.
• Fikeni e shkëputeni aparatin nga
rrjeti i ushqimit para çdo veprimi
për pastrim ose mirëmbajtje.
• Pastroni e/o zëvendësoni filtrat
pas periudhës së kohës së
përcaktuar (rrezik zjarri).
- Filtri me karbon aktiv nuk mund
të lahet, as mund të rigjenerohet
e duhet të zëvendësohet rreth
çdo 4 muaj pune ose më shpesh
në rast përdorimi shumë intensiv
(W).
- Filtrat kundër yndyrës duhet të