Informacionet Për Sigurinë - Progress PDP6020E Manual De Instrucciones

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 24
96 progress
SQ - UDHËZIME MONTIMI DHE PËRDORIMI
INFORMACIONET PËR SIGURINË
Para montimit dhe përdorimit të pajisjes duhet të njiheni detajisht me
udhëzuesin e bashkangjitur. Prodhuesi nuk merr përgjegjësi për dëmt-
imet dhe dëmet që janë rezultat të montimit ose përdorimit të parre-
gullt. Gjithmonë duhet të mbani udhëzuesin në vend të sigurtë dhe të
aksesueshëm lehtë për ta përdorur në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me kujdes të veçantë dhe veçan-
erisht të rrezikuar
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët në moshën 8 vjeç e më
shumë dhe nga personat me aftësitë e kufi zuara fi zike, sensorike
ose mendore, ose që nuk kanë aftësitë ose dijeni të duhur, kur
janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar për rregullat e përdorimit
të pajisjes dhe kuptojnë rrezikun që lidhet me përdorimin e saj.
• Fëmijët në moshën midis 3 dhe 8 vjeç dhe personat me të meta
shumë të gjera dhe të ndërlikuara duhet të mbahen larg pajisjes,
përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
• Fëmijët nën moshën 3 vjeç duhet të mbahen larg pajisjes, përveç
rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
• Të gjitha paketimet duhet të mbahen larg fëmijëve dhe të asgjësohen
në mënyrë të duhur.
• Fëmijët dhe kafshët shtëpiake duhet të mbahen larg pajisjes gjatë
punës së saj.
• Fëmijët nuk duhet të pastrojnë ose të kryejnë mirëmbajtje manuale
të pajisjes pa mbikëqyrje.
Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje është përcaktuar për përdorim shtëpiak mbi pllakat
ngrohëse, sobat dhe pajisje të ngjashme për gatim.
• Para kryerjes së veprimeve të mirëmbajtjes duhet të stakoni pajisjen
nga rryma.
• PARALAJMËRIM: Pjesët e aksesueshme lehtë mund të bëhen të
nxehta gjatë përdorimit bashkë me pajisjet për gatim.
• Duhet të përdorni vetëm vidha të dorëzuara me pajisjen; nëse ato
nuk janë dorëzuar, atëherë duhet të përdorni vidhat e rekomanduara
në udhëzuesin e montimit.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido