1 Siguria
1.3.5 Rrezik lëndimi nga lënda
ftohëse
Lënda ftohëse që rrjedh mund
të shkaktojë lëndim të syve dhe
mungesë oksigjeni në vendin e
montimit.
▶ Mos dëmtoni komponentët e
pajisjes, që përmbajnë lëndë
ftohëse.
▶ Bëni kujdes që të mos
dëmtoni tubat e kondicionerit
me objekte të mprehtë ose
me majë, të mos i shtypni dhe
të mos i përdridhni ato.
▶ Nëse rrjedh jashtë lëndë
ftohëse, njoftoni një teknik
të kualifikuar për zgjidhjen e
problemit të rrjedhjes.
▶ Nëse ju bie në sy lënda
ftohëse, drejtohuni menjëherë
tek mjeku.
▶ Përdorni dorashka mbrojtëse
kur kryeni procese me lëndën
ftohëse.
1.3.6 Rrezik lëndimi nga
ventilatori
Shpejtësia e lartë e ventilatorit
mund të shkaktojë lëndime.
▶ Mos i fusni asnjëherë gishtat
apo objekte të tjerë në vrimat
e hyrje-daljes së ajrit ose
midis fletëve, ndërkohë që
produkti është në punë e
sipër.
218
1.3.7 Rrezik djegieje nga flakët
ose gazet e djegshëm
▶ Mos vendosni asnjë burim
nxehtësie me zjarr të hapur
në rrymën e ajrit të pajisjes.
▶ Mos përdorni spërkatës ose
gaze të tjerë ndezës në afërsi
të kondicionerit.
1.3.8 Rryma direkte e
ajrit përbën rrezik për
shëndetin
▶ Mos e drejtoni rrymën e ajrit
direkt tek njerëzit, veçanërisht
tek fëmijët si dhe njerëzit
me aftësi të kufizuara ose të
vjetër në moshë.
1.3.9 Rreziku i një dëmi
mjedisor si pasojë e
lëndës ftohëse
Produkti përmban një lëndë
ftohëse që nuk lejohet të dalë
në atmosferë.
▶ Sigurohuni që të jetë një
specialist i kualifikuar për
proceset me lëndët ftohëse,
që të mirëmbajë pajisjen dhe
pas nxjerrjes jashtë punë, ta
riciklojë dhe ta mënjanojë atë.
1.3.10 Rrezik defektesh ose
▶ Mos vendosni asnjë objekt
mbi ose në afërsi të njësisë
së jashtme.
Manuali i përdorimit climaVAIR plus/exclusive 0020275354_01
keqfunksionimesh