Rehau RE.GUARD Indicaciones De Seguridad página 57

Tabla de contenido

Publicidad

Rreth këtij dokumenti
Ky dokument është një ekstrakt i Dokumentacionit Teknik të
„Njësia e kontrollit të ujit RE.GUARD" (Nr. 410600). Atje do të
gjeni informacione të mëtejshme për njësinë e kontrollit të ujit
RE.GUARD.
Piktogramat dhe logot
Në këtë dokument do të përdoren piktogramat dhe logot e
mëposhtme:
Udhëzim sigurie
Shënim ligjor
Informacione të rëndësishme për t'u ndjekur
Aktualizimi i udhëzuesit
Për sigurinë tuaj dhe për përdorimin e duhur të produkteve
tona, ju lutemi të kontrolloni herë pas here nëse ka dalë një
version më i përditësuar i këtij dokumenti. Data e publikimit të
dokumentit është printuar në pjesën e poshtme djathtas të
faqes së pasme.
Për të parë dhe shkarkuar dokumentin më të fundit, si dhe
për udhëzime të mëtejshme, mund të hyni në www.rehau.
com/ti.
Përdorimi sipas rregullave
Njësia e kontrollit të ujit RE.GUARD duhet të montohet dhe të
përdoret vetëm sipas përshkrimeve në Dokumentacionin
Teknik të „Njësia e kontrollit të ujit RE.GUARD" (Nr. 410600).
Përdorimi sipas rregullave përfshin edhe respektimin e këtij
udhëzuesi.
Instalimi dhe mirëmbajtja duhet të kryhen vetëm nga
specialistë të përshtatshëm dhe të trajnuar posaçërisht. Ata
duhet të jenë të autorizuar dhe të kualifikuar përmes
trajnimeve dhe përvojës profesionale, për të kryer proceset e
instalimit, për të identifikuar dhe parandaluar rreziqet e
mundshme si dhe për të ndjekur rregulloret përkatëse në fuqi
(p.sh. dispozitat për sigurinë në punë, sigurinë elektrike, etj.)
Udhëzimet e sigurisë
Mosrespektimi i këtij udhëzuesi mund të shkaktojë dëme
materiale dhe në persona.
Për dëmet e shkaktuara si pasojë e mosrespektimit të këtij
udhëzuesi, nuk mbajmë asnjë përgjegjësi.
Nëse nuk i keni kuptuar apo keni paqartësi lidhur me
udhëzimet e sigurisë ose hapa të caktuara të udhëzimeve, ju
lutemi t'i drejtoheni REHAU (shihni faqen e pasme të
kopertinës).
Parandalimi i aksidenteve
Respektoni gjithë dispozitat kombëtare dhe ndërkombëtare në
fuqi për transferimin, instalimin, parandalimin e aksidenteve
dhe sigurinë gjatë instalimit të pajisjeve me tubacione dhe
komponentëve të instalimeve të ujit të pijshëm si dhe
udhëzimet në këtë dokument.
Ligjet, normat dhe rregulloret
Respektoni ligjet, normat, direktivat, dispozitat në fuqi (p sh.
DIN, EN, ISO, DVGW, NEN, VDE dhe VDI) si dhe dispozitat për
mbrojtjen e mjedisit, rregulloret e shoqatave profesionale dhe
dispozitat e ndërmarrjeve lokale të shërbimeve.
Montimi i njësisë së kontrollit të ujit RE.GUARD
është një modifikim i rëndësishëm i instalimeve
të ujit të pijshëm dhe në bazë të shumicës së
rregulloreve kombëtare, duhet të kryhet vetëm nga një
kompani instalimi e regjistruar në listën e instaluesve të
një ndërmarrjeje ujësjellësi. Përpara montimit,
informohuni lidhur me këto rregullore kombëtare.
Siguria elektrike
Rrezik për jetën nga goditja elektrike
Në godinat e vjetra kontrolloni nëse tubacioni metalik i
ujit përdoret si tokëzim i instalimit elektrik. Lidhja e sahatit të ujit
të shtëpisë me kabllo tregon se është kështu.
Krijoni një tokëzim alternativ, përpara se të shkëputni tubin.
Punimet në impiante elektrike duhet të kryhen vetëm nga
persona të kualifikuar dhe të autorizuar. Kryerja e punimeve
nga persona të paautorizuar dhe në mënyrë të
papërshtatshme, përbën rrezik për jetën nga goditja elektrike.
Transporti dhe magazinimi
Vendoseni njësinë e kontrollit të ujit RE.GUARD në ambalazh
të mbyllur dhe nxirreni vetëm para instalimit.
Gjatë transportit dhe magazinimit të pajisjes, mos e ekspozoni
atë ndaj ngricës ose nxehtësisë mbi 50 °C.
AL
57

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

410600

Tabla de contenido