Rehau RE.GUARD Indicaciones De Seguridad página 58

Tabla de contenido

Publicidad

Montimi
Montimi
nuk lejohet
­ Tubacionet e ujit të ngrohtë
­ Tubacionet e qarkullimit të ujit
­ Tubacionet e ujit jo të pijshëm
Rrezik shtypjeje
Pajisja ka një mbyllje me komandim elektrik.
Mos fusni asnjëherë objekte ose pjesë të trupit në
vrimat e tubit kur ka tension në rrjet ose kur janë
vendosur bateritë e emergjencës.
Keqfunksionim i mundshëm si pasojë e
vendosjes së gabuar
Montimi „në lartësinë e kokës", d.m.th. me ekranin nga
poshtë, nuk lejohet.
Duhet të përmbushen kriteret e mëposhtme:
­ Presioni i rrjetit nuk duhet të tejkalojë 1,0 MPa (10
bar). Në rastin e një presioni të lartë të rrjetit, njësia e
kontrollit të ujit RE.GUARD duhet të instalohet vetëm
pas një reduktori presioni, me vlerë maksimale
1,0 MPa (10 bar).
­ Nëse në objekt duhet të instalohen konsumatorë të
ujit të pijshëm, të cilët nuk duhet të ndërpriten në
asnjë mënyrë nga njësia e kontrollit të ujit RE.GUARD,
linja e tyre e ushqimit duhet të degëzohet fillimisht.
Këto mund të jetë:
­ Çdo lloj pajisjeje për fikjen e zjarrit, si p.sh. hidrant
muri për vetë­ndihmë, mbrojtje zjarr­frenuese në
kaldajat me lëndë djegëse të ngurtë, impiant
spërkatës
­ Çdo lloj pajisjeje ftohëse të emergjencës, si p.sh.
një pajisje sigurie me shkarkim termik
­ Çdo lloj pajisjeje rimbushëse për sisteme të
AL
rëndësishme, mosfunksionimi i të cilave është më i
dëmshëm sesa rrjedhja e ujit, si për shembull
sistemi ftohës në një dhomë serverësh ose ngrohja
e një sere
Montojeni pajisjen në mënyrë të saktë sipas
drejtimit të rrjedhës (ndiqni shigjetën e drejtimit
të rrjedhës në pajisje).
58
në:
Për identifikimin e sigurt të rrjedhjeve,
veçanërisht për atë të rrjedhjeve të vogla, është
e rëndësishme që të funksionojnë mirë të gjithë
reduktorët e instaluar të moskthimit (pas sahatit të ujit
shtëpiak, pas degëzimit për përgatitjen e ujit, në
valvulat e shkarkimit). Garantoni funksionimin e tyre
përmes shërbimeve periodike.
Para montimit të njësisë së kontrollit të ujit RE.GUARD,
kontrolloni nëse dimensionet e instalimeve të ujit të pijshëm
janë të mjaftueshme.
Nëse në ujin e pijshëm do të shtohen agjentë (p.sh. për
stabilizimin e fortësisë së ujit) ose do të merren masa për
zbutjen ose demineralizimin e tij, konsultohuni me REHAU.
Njësia e kontrollit të ujit RE.GUARD duhet të montohet
menjëherë pas aksesorit montues të sahatit të ujit shtëpiak në
instalimet e ujit të pijshëm, që do të thotë direkt pas
mekanizmit izolues me valvulin e moskthimit, menjëherë pas
sahatit të ujit.
Në parim, nuk nevojitet një tub hyrës direkt pas sahatit të ujit
ose aksesorit të drejtë, për montimin e njësisë së kontrollit të
ujit RE.GUARD.
Në rastin e montimit direkt pas një kthese (p.sh. hark/kënd
90°), këshillohet përdorimi i një tubi hyrës rreth 5 x DN, për
përmirësimin e rezultatit matës për fluksin dhe presionin.
Për përdorimin dhe mirëmbajtjen, ruani një hapësirë prej të
paktën 20 cm mbi ekranin RE.GUARD, në mënyrë që pjesa e
sipërme të mund të hiqet pa rrezik dëmtimi.
Në fazën e ndërtimit të skeletit, njësia e kontrollit të ujit
RE.GUARD mund të zëvendësohet nga një aksesor për sahat
uji me gjatësi 190 mm, me rekorderi të filetuara G1" AG
(sigurohen nga klienti).
Përdorni vetëm guarnicione të sheshta të
përshtatshme për ujë të pijshëm.
Mos përdorni kasën ose pjesë të tjera të njësisë
së kontrollit të ujit RE.GUARD për të rezistuar
gjatë shtrëngimit të lidhjeve të filetuara.
Pas montimit, shpëlajeni instalimin e ujit të
pijshëm në përputhje me specifikimet
kombëtare dhe kontrolloni sërish lidhjet e filetuara nëse
janë hermetike. Në rastin e përdorimit të mjeteve
identifikuesve të rrjedhjeve, duhet të kontaktoni me
prodhuesin e këtyre mjeteve, për të mësuar se çfarë
efektesh mund të kenë ato në materialet e njësisë së
kontrollit të ujit RE.GUARD.
Përdorni vetëm mjete identifikuese të rrjedhjeve të
përshtatshme për ujë të pijshëm.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

410600

Tabla de contenido