Gorenje WHU629EX/S Manual De Instrucciones página 110

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 27
OPERIMI
Në rastet e avujve të dendur të kuzhinës, përdorni shpejtësinë e lartë të thithjes. Rekomandohet që thithja e aspiratorit të
ndizet 5 minuta përpara gatimit dhe të lihet në operim gjatë gatimit dhe afërsisht 15 minuta të tjera pas përfundimit të gatimit.
Për të ndezur ose fikur dritën e aspiratorit
Shtypeni butonin A.
Për të ndezur aspiratorin ose për të ndryshuar shpejtësinë në Për të ndezur aspiratorin ose për të ndryshuar
shpejtësinë në çdo kohë kur aspiratori është duke punuar.
Shtypeni butonin C për nivelin e shpejtësisë së parë, të dytë ose të tretë, sipas nevojës.
Për të fikur aspiratorin
Shtypeni butonin B.
MIRËMBAJTJA
KUJDES! Përpara se të kryeni çfarëdo operacion mirëmbajtjeje, izolojeni aspiratorin nga furnizimi elektrik duke e
fikur lidhësin dhe duke hequr siguresën e lidhësit.
Ose, në rast se pajisja është lidhur nëpërmjet një spine dhe prize, atëherë spina duhet të hiqet nga priza.
Pastrimi
Aspiratori duhet të pastrohet rregullisht (të paktën me të njëjtën shpeshtësi me të cilën kryeni mirëmbajtjen e filtrit të
yndyrnave) nga brenda dhe nga jashtë. Pastroni duke përdorur një leckë të lagur me detergjent neutral të lëngshëm. Mos
përdorni produkte gërryese. MOS PËRDORNI ALKOOL!
KUJDES: Pamundësia për të zbatuar rekomandimet bazë për pastrimin e aspiratorit dhe për zëvendësimin e filtrave mund të
shkaktojë rrezik zjarri. Për këtë arsye, ne rekomandojmë zbatimin e këtyre udhëzimeve. Prodhuesi refuzon të gjitha
përgjegjësitë për çdo dëmtim të motorit ose çfarëdo dëmtim nga zjarri që lidhet me mirëmbajtjen e papërshtatshme ose me
moszbatimin e rekomandimeve të mësipërme për sigurinë.
Filtrat
Pjesët ku mbahet Filtri metalik për yndyrnat kap grimcat e yndyrës së gatimit. Filtri i yndyrnave duhet të pastrohet një herë
në muaj duke përdorur detergjente jo agresive ose me dorë ose në pjatalarëse, e cila duhet të vendosen në një temperaturë
të ulët dhe në një cikël të shkurtër. Kur lahet në pjatalarëse, filtri i yndyrnave mund të humbasë ngjyrën, por kjo nuk ndikon në
kapacitetin e tij filtrues. Për të hequr filtrin e yndyrnave, tërhiqeni dorezën e lirimit të sustës.
Filtri i yndyrës prej letre (sintetike) duhet të zëvendësohet të paktën çdo dy muaj ose kurdoherë që ngjyra bëhet e
dukshme përmes vrimave të rrjetës. Filtri i letrës është i ngjyrosur në njërën anë. Kur filtri është i instaluar, kjo ngjyrë nuk
duhet të jetë e dukshme përmes vrimave të rrjetës.
Filtri me qymyr (vetëm në variantin me filtër) thith erërat e pakëndshme të shkaktuara nga gatimi. Mbushja (ngopja) e filtrit
me qymyr ndodh pas përdorimit të zgjatur, në varësi të llojit të gatimit dhe rregullshmërisë së pastrimit të filtrit të yndyrnave.
Sidoqoftë, është e nevojshme që të paktën çdo katër muaj të zëvendësohet pjesa e filtirt që mban qymyrin. Filtri i qymyrit
NUK mund të lahet ose rigjenerohet.
Zëvendësimi i llampave
Aspiratori është i pajisur me një sistem ndriçimi të bazuar ën teknologjinë LED. LED-ët garantojnë një ndriçim optimal, një
kohëzgjatje deri në 10 herë më shumë se llampat tradicionale dhe mundësojnë kursimin e deri në 90% të energjisë elektrike.
Për zëvendësim, përdorni vetëm poça E14 LED.
Këshilla për kursimin e energjisë
1) Kur të filloni gatimin, ndizeni aspiratorin e kuzhinës në shpejtësinë minimale, për të kontrolluar lagështirën dhe për të hequr
erën e gatimit.
2) Shkulmin e shpejtësisë përdoreni vetëm kur është domosdoshmërisht i nevojshëm.
3) Rriteni nivelin e shpejtësisë së aspiratorit vetëm kur sasia e avullit e bën të nevojshme.
4) Mbajeni filtrin(at) e aspiratorit të pastër, për të optimizuar efikasitetin e yndyrnave dhe erërave.
110
Paneli i Kontrollit
A – Butoni i dritës
B – Butoni i fikjes
C – Butonat e nivelit të shpejtësisë

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido