- montoni të dyja rrotat H te mbajtësja me rrota M dhe te
struktura siç tregohet 5
- montoni mbështetëset e materialit të punës D dhe
dorezat bllokuese E siç tregohet 6 a
- montoni dorezat për bllokimin e shufrave të zgjatimit B
siç tregohet 6 b
•
Montimi i sharrës bango te kllapat e montimit të veglës 7
! hiqeni nga priza ose hiqni baterinë nga sharra
bango para montimit ose para kryerjes së
rregullimeve
- një sharrë bango standarde (me vrimat e montimit në
një model drejtkëndor) mund të montohet drejtpërdrejt
te kllapat e montimit të veglës A siç tregohet 7 a
- një sharrë bango jo standarde (me vrimat e montimit
në model trapezoidal) mund të montohet te kllapat
e montimit të veglës A vetëm duke përdorur një
kompensatë të paktën 18 mm e trashë siç tregohet 7 b
! sigurohuni që kllapat e montimit të veglës të jenë
paralele me njëra-tjetrën
! shtrëngoni mirë të gjitha vidat dhe dadot
•
Montimi i sharrës bango te bazamenti i sharrës 8
! sigurohuni që levat shtrënguese janë të liruara
- ngrini sharrën bango dhe kllapat e montimit të veglës
- montoni në fillim kllapat e montimit të veglës te shina
përpara, e ndjekur nga shina prapa
- bllokoni levat shtrënguese J për të siguruar sharrën
bango
! vazhdoni ta mbani sharrën bango me një dorë deri
sa të dyja levat shtrënguese të bllokohen
! sigurohuni që pesha totale e sharrës bango dhe
materialit të punës të mos kalojë 150 kg
•
Mbështetësja e materialit / bllokuesi i gjatësisë 9
- mbështetësja e materialit të punës D mund të
rregullohet në lartësi siç tregohet dhe mund të përdoret
si rul mbështetës ose bllokues gjatësie për prerjen e
materialeve të punës me të njëjtën gjatësi
•
Shufrat e zgjatimit q
- skaji i lirë i materialeve të gjata të punës duhet të
mbështetet
- shufrat e zgjatimit C mund të zgjaten për të lejuar
materiale më të gjata
•
Transporti
- shtypni levën e zhbllokimit F për të palosur këmbët dhe
për të transportuar bazamentin e sharrës bango siç
tregohet w
•
Magazinimi
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
•
Mbajeni gjithmonë të pastër bazamentin e sharrës bango
- pastrojeni veglën me një pecetë të thatë të pastër dhe/
ose një furçë të butë
•
Pas përdorimit të zgjatur të bazamentit të sharrës bango,
kllapat e montimit të veglës mund të duhet të rregullohen
përsëri për një shtrëngim të fortë e
- përdorni një çelës 10 mm (nuk përfshihet) për ta liruar
pak dadon N
- rrotullojeni vidën P (PH2) në drejtim orar për ta
shtrënguar dhe në drejtim antiorar për ta liruar
- kontrollojeni rregullimin duke e montuar kllapën në
bazamentin e sharrës bango
- shtrëngoni dadon N
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
•
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
51