5. Magazinimi
Magazinimi:
Ruajtja gjatë dimrit:
Mënjanimi:
(Në përputhje me direktivën
e BE-së RL 2012/19/EU)
312
Magazinojeni njësinë të hequr nga priza dhe të paarritshme
nga fëmijët.
1. Ndalojeni njësinë dhe hiqni spinën nga priza elektrike.
2. Lëreni motorin të ftohet para se ta magazinoni apo ta
transportoni.
3. Magazinojeni njësinë me gjithë mbrojtëset në vend.
Vendoseni njësinë në mënyrë të tillë që çdo objekt i mprehtë
të mos mundë të shkaktojë aksidentalisht plagosje.
Përgatiteni njësinë për magazinim në përfundim të sezonit ose
nëse nuk do ta përdorni për 30 ditë apo më shumë.
Nëse pajisja juaj fryrëse do të magazinohet për një kohë të gjatë:
1. Ndalojeni njësinë dhe hiqni spinën nga priza elektrike.
2. Pastroni gjithë njësinë para magazinimit për kohë të gjatë.
3. Hapni kapakun e folesë dhe pastroni çdo papastërti, barëra ose
mbetje që janë grumbulluar. Kontrollojeni thithësin dhe gjithë
tubat. Mbylleni dhe sigurohuni që kapaku të jetë mbërthyer.
4. Përdorni një leckë të butë për të pastruar vrimat e ajrit dhe
folenë e hyrjes së mbetjeve. Mos përdorni ujë.
5. Magazinojeni njësinë dhe kabllin zgjatues mundësisht në një
vend të ajrosur mirë dhe të mbuluar, për të parandaluar grum-
bullimin e pluhurit dhe papastërtive. Mos e mbuloni me plastikë.
Plastika nuk ka frymëmarrje dhe mund të shkaktojë kondensim
dhe ndryshkje a gërryerje të mundshme.
6. Kontrollojeni gjithë njësinë nëse ka vida të liruara. Zëvendësoni
çdo pjesë të dëmtuar, të konsumuar ose të thyer.
7. Hiqni tubin (tubat) për magazinim më të lehtë.
Ky produkt nuk duhet të hidhet në mbeturinat shtëpiake.
Ai duhet të mënjanohet në përputhje me rregulloret mjedisore
lokale.